• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Fjalimi i lamtumirës/ Yuri Kim: Do të vijë dita kur shqiptarët do të lëvizin pa vizë drejt SHBA-ve! Në postin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën

06/21/2023
in Politikë
Fjalimi i lamtumirës/ Yuri Kim: Do të vijë dita kur shqiptarët do të lëvizin pa vizë drejt SHBA-ve! Në postin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka mbyllur misionin e saj diplomatik në Shqipëri me një konferencë me gazetarët të mbajtur ditën e sotme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo kujtoi ditën e parë kur erdhi në Shqipëri tre vite e gjysmë më parë, e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik të demokracive, dhe plot shpresë.

Kim u ndal te detyra e saj e re, ku tha se do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europën por edhe për Shqipërinë, duke theksuar se është shumë e lumtur për këtë fakt.

Më tej ajo foli edhe për shqiptarët që marrin vizë për të udhëtar drejt SHBA. “Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë”, deklaroi Kim.

Deklarata e plote

Vitin e kaluar, përkujtuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me një vit historik veprimtarish dhe festimesh. Patëm kënaqësinë të njoftonim në atë vit të njëqindvjetorit se qytetarët shqiptarë kualifikoheshin për viza amerikane të vlefshme për 10 vjet, jo më vetëm tre vjet. Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë.

Gjatë këtyre tre viteve e gjysmë të fundit, kam pasur privilegjin dhe nderin e madh të përfaqësoj Presidentin tim dhe vendin tim në Republikën e Shqipërisë. Erdha, siç mund ta kujtoni, më 22 janar, Muhamet ti ishe atje, 2020, si një ambasadore e re, e etur për të forcuar lidhjen e veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik të demokracive, dhe plot shpresë. Ndërsa përfundoj misionin tim, jam shumë mirënjohëse që pata mundësinë ta njoh këtë vend, të vizitoj të 61 bashkitë e tij dhe të takoj shqiptarë nga të gjitha fushat e jetës dhe – si çdo ambasador amerikan përpara meje – të përpiqem të jap pjesën time në synimet tona të përbashkëta në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Demokracia

Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në sektorin e drejtësisë, që i dhanë mundësinë vendit tuaj në vitin 2022 të hapte zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. E kam thënë shpesh që reforma në drejtësi nuk është e thjeshtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo shfaq rezultate dhe këmbëngulja juaj është thelbësore për këtë. Mos u ndalni, vazhdoni të ecni përpara, hap pas hapi, derisa të arrini qëllimin tuaj. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës. Ne nuk do të lëkundemi në mbështetjen për aspiratat e popullit shqiptar për të zënë me të drejtë vendin që i takon në tryezën europiane.

Mbrojtja

Teksa forconi demokracinë në Shqipëri, bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes gjithashtu po arrin nivele të reja. Në vitin 2021, Shqipëria ishte organizatore e Defender Europe 2021, stërvitja më e madhe ushtarake shumëkombëshe ndonjëherë, udhëhequr nga SHBA në Evropë, që përfshiu 28,000 trupa nga 26 vende aleate dhe partnere të NATO-s. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më pare në Shqipëri. Shqipëria ndërtoi mbi suksesin e asaj veprimtarie, për të mikpritur Defender Europe 2023.

Dhe për herë të parë në histori, ushtria amerikane po mban një prani të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2022, Forcat Speciale të SHBA-së në Evropë ngritën në Shqipëri selinë rajonale të Task Forcës për Ballkanin dhe Ushtria e SHBA-së në Evropë vendosi një Brigadë të Ndihmës së Forcave të Sigurisë (SFAB) këtu, në këtë vend. Ishte mbresëlënëse të shihje në vitin 2022, Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të Shqipërisë u certifikua me Vlerësimin e Gatishmërisë Luftarake të NATO-s. Aktivitetet amerikano-shqiptare në fushën e mbrojtjes janë trefishuar gjatë dy viteve të fundit, nga 56 aktivitete në 2021 në 144 aktivitete në 2023.

Sulmet kibernetike dashakeqe dhe shkatërruese të Iranit që filluan në vitin 2022 treguan gjithashtu kërcënime të reja me të cilat duhet të përballemi së bashku. Shtetet e Bashkuara i kanë akorduar tashmë 50 milionë dollarë përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen e saj kibernetike – dhe kjo është paketa më e madhe e ndihmës kibernetike që i kemi ofruar ndonjë vendi, përveç Ukrainës.

Biznesi

Lidhjet e biznesit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjithashtu vazhdojnë të rriten dhe të arrijnë nivelet më të larta se ndonjëherë. Ka ende vend për përmirësim, por po ndodh përparim. Mund t’ju kujtohet se në tetor të vitit 2020, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Ekonomik, i cili çoi në një sërë investimesh të rëndësishme tregtare të SHBA-së në Shqipëri. Këto investime do i mundësojnë Shqipërisë të rrisë furnizimet, të diversifikojë burimet dhe të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në qershor të 2021, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën tonë 4G dhe 5G të telekomunikacionit.

Do ndaj me ju disa statistika që përshkruajnë rritjen e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë në biznes. Investimet e huaja të drejtpërdrejta të SHBA-së arritën një nivel të ri prej 235 milionë dollarësh në vitin 2022, që është më shumë se dyfishi i asaj përpara pandemisë. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe në vitin 2022, eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara ishin tri herë më të larta se një vit më parë dhe pothuajse katër herë më shumë sesa dy vjet më parë. Pjesa e eksporteve totale drejt Shteteve të Bashkuara u dyfishua vitin e fundit.

Jam besimplotë se tregtia dhe investimet mes SHBA-së dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të rriten ndërsa Shqipëria modernizon dhe përmirëson rregullat dhe procedurat për biznesin, zgjidh kërkesat dhe zbaton të drejtat e pronës, e çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë. Çështjet e reformës në drejtësi dhe lufta për të çrrënjosur korrupsionin, nuk është çështje e moralit vetjak, është çështje fuqije kombëtare dhe prosperiteti. Shtetet e bashkuara duan që Shqipëria të jetë një vend i pasur.

Roli global i Shqipërisë

Dua të them edhe disa fjalë mbi rolin e Shqipërisë në botë. Shtetet e Bashkuara ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria ishte Kryetare në detyrë e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) dhe kemi qenë krenarë të jemi partneri më i ngushtë i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mbrojtje të vlerave dhe të rregullave që kanë kërcënuar paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Dua ta sqaroj, nuk janë vlerat dhe rregullat që kërcënojnë paqen dhe sigurinë, por tentative për t’i thyer rregullat, për të rishkruar këto rregulla që rrezikon paqen dhe sigurinë. E kemi vlerësuar pjesëmarrjen tuaj në mbështetjen e Ukrainës dhe në përballjen e pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë.

Dhe njerëzit përreth botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë qenë veçanërisht e frymëzuar të punoja me Shqipërinë për të shpëtuar jetë dhe për të nxjerrë jashtë rrezikut afganët e pambrojtur, pasi Shqipëria ishte e para që doli vullnetare për të strehuar afganët teksa kërkonin zhvendosje të përhershme në Shtetet e Bashkuara – një shpalosje e jashtëzakonshme traditës shqiptare të mikpritjes dhe nderit. Dhe populli i Shqipërisë meriton respekt për atë çka keni bërë.

Marrëdhënia jonë

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të forta. Ne filluam Dialogun e parë Strategjik SHBA-Shqipëri në tetor të 2022 për të na mundësuar zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tone. Përveç përparimit tonë në demokraci, mbrojtje dhe biznes, jam krenare që isha këtu për disa hapa të rëndësishëm përpara.

Vitin e kaluar, përkujtuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me një vit historik veprimtarish dhe festimesh. Patëm kënaqësinë të njoftonim në atë vit të njëqindvjetorit se qytetarët shqiptarë kualifikoheshin për viza amerikane të vlefshme për 10 vjet, jo më vetëm tre vjet. Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë.

Duke parë përpara

Ndërsa përsiatem për tre vitet e gjysmë të fundit në Shqipëri, jam krenare për përparimin që kemi bërë – së bashku. Kemi bërë hapa të mëdhenj për të çuar përpara partneritetin tonë. Mbetet më shumë punë për t’u bërë,  sigurisht, por shpresoj se përparimi i bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit do të na frymëzojë të gjithëve – shqiptarë dhe amerikanë – të vazhdojmë të ecim përpara. Të mos dorëzohemi kurrë! Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak.

Dua t’ju shpreh diçka personale. Dua t’ju them se përvoja ime në Shqipëri më ka ndryshuar në mënyra të ndryshme. Do të largohem nga Shqipëria me respektin e thellë për historinë tuaj, traditat tuaja, këmbënguljen tuaj legjendare të shqiptarit. Do të largohem me mirënjohje për dashamirësinë dhe miqësinë tuaj. Do të largohem me simpati dhe solidaritet më të fortë për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Dhe do të largohem nga këtu me një shpresë edhe më të madhe për këtë Tokë si e jona të Shqiponjës. Faleminderit. Faleminderit shumë!

Related

Previous Post

Medalje Ari për Kampionin special Gersi Troka / Evis Kushi: Zemra mal! Një arsye më shumë që ne të përfshijnë në Ligjin e Sportit “Special Olympics” dhe “Paralympics”

Next Post

Deputetja shqiptare dhe vajza e saj ‘ndezin’ rrjetin me format joshëse

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.