• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“MEK organizoi sulme kibernetike ndaj Iranit”-VOA: Sinjalizimi u mor nga njësia e hetimit të krimit kompjuterik. Mesazhet kërcënuese nga “Homeland Justice”

06/21/2023
in Kronikë
“MEK organizoi sulme kibernetike ndaj Iranit”-VOA: Sinjalizimi u mor nga njësia e hetimit të krimit kompjuterik. Mesazhet kërcënuese nga “Homeland Justice”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka dyshime se organizata Muxhahedinët e popullit iranian (MEK), anëtarë të shumtë të së cilës janë strehuar në zonën e Manzës, pranë Durrësit, në Kampin Ashraf 3, ka përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kjo është arsyeja, pse Gjykata e posaçme, me anë të një vendimi të datës 19 Qershor, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të ushtruar kontroll në mjediset e Kampit.

Prokuroria ka rregjistruar procedimin penal për një sërë veprash penale: “Provokim i luftës”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, Keqpërdorimi i pajisjeve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sinjalizimi është marrë nga Njësia e Hetimit të Krimit Kompjuterik, pranë policisë së shtetit e cila ka monitoruar disa faqe online dhe rrjete sociale ku janë publikuar shkrime mbi sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane, shoqëruar me publikimin e dokumentave dhe të dhënave të shumta personale, përfshirë foto e video të dyshuara se janë hakeruar nga sistemet kompjuterike qeveritare ne Republikën Islamike të Iranit.

Po ashtu janë monitoruar dhe të dhënat e publikuara në rrjetin sociali Telegram nga ashtuquajturi grupi “JusticeHomeland”, në të cilin ka patur mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë për shkak se “nuk po i vë fre aktvitetit terrorist të MEK-ut. Ishte ky grup që pas sulmit masiv kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë në korrik të vitit të kaluar, publikoi në vazhdimësi dokumenta dhe të dhëna të hakeruara nga institucione dhe agjenci zyrtare të Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë “gjatë fundit të vitit 2022 është konstatuar një rritje e retorikës kërcënuese nga Republika e Iranit dhe strukturave të tyre të Inteligjencës për të kryer sulme të mundshme, përfshi dhe sulme me dronë ndaj organizatës MEK në Shqipëri”

Informacionet e përcjella Gjykatës në kërkesën për kryerjen e kontrolleve në Kampin Ashraf 3, dëshmojnë se “Ministria e Jashtme iraniane i ka përcjellë “Notë verbale” Ministrisë së Jashtme shqiptare ku thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe të dokumentuar, e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Iranit, për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampin e organizatës MEK në Durrës”.

Duke vënë në dukje faktin se muxhahedinët në Shqipëri, janë strehuar për arsye humanitare, dhe atyre u ndalohet kryerja e çfarëdolloji aktiviteti politik, si dhe duke marrë parasysh, se Shqipëria është gjetur nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj veprimtarisë së MEK-ut në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar kryerjen e kontrollit në mjediset e Kampit në Manzë me qëllim “gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga Shqipëria”. Sipas Prokurorisë madje, “ka dyshime se pjestarë të organizatës MEK, janë të përfshirë në aktvitet kriminal të terrorizmit dhe të financimit të terrorizmit”.

Ndërhyrja ditën e djeshme e policisë, hasi sipas saj në rezistencën e fortë të anëtarëve të MEK-ut, siç dallohet dhe në disa video të shpërndara nga policia, ku mjetet e saj pengohen të avancojnë brenda kampit ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor.

Anëtarët e MEK-ut akuzuan policinë se ka përdorur dhunë, nga e cila sipas tyre ka gjetur vdekjen dhe një prej banorëve të kampit. Akuzat u hodhën poshtë nga autoritetet, të cilat saktësuan se askush nuk mund të injorojë një vendim gjykate, e aq më keq, të mundohet të pengojë zbatimin e vendimit. /VOA

Related

Previous Post

Do të ishte blerja e dytë më e shtrenjtë në histori, klubi i kërkon PSG-së 180 milionë euro për sulmuesin!

Next Post

Neymar për të dashurën e tij: Kam bërë gabime, por nuk mund ta imagjinoj veten pa ty

Lajme të ngjashme

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

by redaktor2
09/04/2025
0

Pas pesë vitesh në arrati dhe me identitete të rreme, statusi i të arratisurit të një shtetasi 44-vjeçar shqiptar ka...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH

Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH

by redaktor2
09/02/2025
0

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një...

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

by redaktor2
09/01/2025
0

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A-Times mëson se Lorenc Shehu,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
  • Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrt…
  • Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arre…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.