• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Merr fund ëndrra “Klop”, tifozët gjermanë nuk besojnë te Hansi Flik

06/23/2023
in Sport
Merr fund ëndrra “Klop”, tifozët gjermanë nuk besojnë te Hansi Flik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Dramë”, frazë, e cila përkon me gjendjen te përfaqësuesja gjermane. Eliminimi i turpshëm në fazën e grupeve në Botërorin “Katar 2022” nuk solli ndonjë pasojë evidente në kontingjentin përbërës, përfshirë këtu lojtarët dhe stafin e trajnerëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kurbani” i vetëm rezultoi drejtori sportiv i asaj periudhe, Oliver Bierhof, i shkarkuar nga mbledhja e jashtëzakonshme. Hansi ia hodhi paq, ndonëse “plaga” e vjetër kishte ende “gërvishtje” të freskëta, të cilat dolën në pah në miqësoret e qershorit. Kanë kaluar gati tre muaj nga fitorja e fundit në duele miqësore, konkretisht në sfidën me Perunë. Disfata me Belgjikën, Poloninë, Kolumbinë, shto barazimin krahas ukrainasve, i ka ngritur në kulm sirenat e alarmit.

Përveç eksperimenteve në planin taktik, asgjë tjetër nuk është evidentuar te “pancerat” në urdhrat e 58-vjeçarit. Mandej, edhe disa personazhe që e kanë mbështetur, si Mateus e Shvajnshtaiger, kanë ndryshuar qasje, duke ia “përplasur” në fytyrë të vërtetën e hidhur Hansit. “Bild”, si një medium me ndikim të jashtëzakonshëm në Gjermani, ndërmori menjëherë pas humbjes me Kolumbinë “lobimin” kundër Flikut, gjithashtu në thirrjen e Klopit për të marrë “frerët” e kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve të kurorëzuar.

PËRGJIGJJA NEGATIVE- Prestigjiozja në fjalë nuk u ndal me kaq, insistimi i tyre “detyroi” agjentin e Jyrgen Klopit të jepte vendimin e klientit të tij se sa reale janë shanset, që ish-tekniku i Dortmundit në periudhën 2008- 2015, të zbarkojë në pankinën e kampionëve në “Brazil 2014”: “Kjo nuk është aspak çështje për Klopin. Jyrgeni ka kontratë afatgjatë me Liverpulin dhe nga krahu tjetër përfaqësuesja gjermane e ka trajnerin e saj”, ishin frazat e shkurtra të agjentit Mark Kosik. Panorama e krijuar i ka dhënë goditje të fortë dëshirës së tifozëve për ta parë Klopin në stolin e atdheut të vet. Kontrata me “reds”-at i skadon në verën e vitit 2026, ndërsa ambicia e finalistit në Ligën e Kampionëve me verdhezinjtë në 2012 e ka cekur shpesh për të marrë përgjegjësinë e “timonit” në kuadrin e kombëtareve.

HUMBJA E BESIMIT TE FLIKU-Disfatat kanë marrë trajtën e “të zakonshmes” te “pancerat” në etapën e Hansit. Tifozët gjermanë njihen gjerësisht rreth mbështetjes së zjarrtë në shërbim të kombëtares, por ky skenar ka ndryshuar orientim. Sondazhi i kryer nga Instituti i Kërkimit të Opinionit, “YouGov”, ka zbuluar një qasje interesante.

Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se vetëm 17% besojnë se mund të ngrenë trofeun e “Euro 2024” vitin e ardhshëm, shifër me tepër sesa modeste duke njohur egon dhe pritshmëritë e tyre. Panorama “errësohet”, nëse i referohemi kategorisë së interesit për të ndjekur Kimishin me shokë, vetëm muajin e fundit ka pësuar rënie me 37%.

Related

Previous Post

KQZ vendos mbajtjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë në 23 korrik, bashkia e Kukësit ende pa datë pas shkarkimit të Gjicit

Next Post

Tërbohen “demat”, Partizani zyrtarizon Eros Grezdën, zbulohen detajet e kontratës

Lajme të ngjashme

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?

E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?

by redaktor2
09/01/2025
0

Një lajm i papritur vjen nga mediat italiane, sipas të cilave, do të ketë një ndryshim të detyruar në radhët...

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

by redaktor2
08/28/2025
0

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes
  • Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf
  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.