• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Beteja” për ndjekësa/ Elvis Pupa ia kalon edhe Luiz Ellit, kryeson listën! Kush është ish-banori i BBV që është harruar nga fansat

06/25/2023
in Showbiz
“Beteja” për ndjekësa/ Elvis Pupa ia kalon edhe Luiz Ellit, kryeson listën! Kush është ish-banori i BBV që është harruar nga fansat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Si çdo javë, “Top Albania Radio”, sjellë në vëmendjen luhatjet që personazhet e “Big Brother” kanë pasur në rrjetet sociale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Fama e tyre është e lidhur ngushtë me dinamikat që ata zhvillojnë jashtë shtëpisë dhe nga renditja mund të dallohet se cili prej tyre është i preferuari i publikut. Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s On Top”. Ajo ka humbur 4 mijë ndjekës në “Instagram”.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, Dea Mishel ka dal vetëm tek “E diell”, duke lënë pas daljet e tjera mediatike. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, ajo u përfol si pjesë e kastit tek filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Por, Dea Mishel do të mungojë në këtë film. Fillimisht u përfol se do të ishte ajo një nga aktoret e këtij filmi, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Dea vijon angazhimin e saj me “She’s on Top”, por jo pjesë e këtij projekti që mezi po pritet nga ndjekësit. Ndërkohë që filmi do të përmbajë edhe disa skena romantike, me puthje dhe skena të nxehta midis dy protagonistëve, por ftesa për ish finalisten nuk ka mbërritur.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për “She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në “Top Channel” dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat. Ai ka humbur 1 mijë ndjekës. Ndërkohë që gjithçka pritet të ndryshojë për të, kur të shfaqet për ndjekësit takimi i tij me Keisin, në Turqi.

Po ashtu dhe Ronaldo Sharka këtë javë ka humbur 1 mijë ndjekës. Gazetari ka qenë në Turqi prej disa ditësh, ku edhe është bërë pjesë e formatit “Kepi i Tundimeve”. Nuk e dimë nëse ai ia ka dal që të mos tundohet nga vajzat seksi në Turqi, por ajo që dimë me siguri, është fakti se ndjekësit për të po “rrjedhin” shpejt.

Në vend të shtatë renditet Efi Dhedhes me 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 588 mijë ndjekës. Qëkur ka përfunduar eksperienca e “Big Brother”, Efi ka preferuar mos të jetë pjesë e publikut me intervista.

Ajo është e fokusuar te projektet e reja në biznes, por edhe në televizion, ku ka zgjedhur të bashkëpunojë me mikeshat e reja këngëtare. Duket se kjo shkëputje nga ndjekësit dhe fakti që nuk publikon shpesh në “Instagram”, ka bërë që për dy javë rresht të humbë ndjekës në rrjetet sociale.

Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Këngëtarja nuk i ndal pozat hot në rrjetet sociale, ndaj edhe ndjekësit për të sa vijnë e shtohen. Ajo mund të cilësohet edhe si një ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale, ndaj edhe interesi për ta ndjekur atë në “Instagram”.

Pas saj vjen Kiara Tito me 1 mijë ndjekës më shumë. Moderatorja ndau edhe disa prapaskena nga xhirimet, duke na zbuluar edhe veshjen e saj në puntatën e parë të emisionit “Kepi i Tundimeve”. Por, natyrisht që interesi më i madh për të është Luizi. Të shumtë janë fansat e çiftit që e ndjekin kryesisht për të parë dyshen së bashku, ndaj edhe pas disa luhatjeve në rrjetet sociale, tashmë Kiara e ka fituar simpatinë e publikut.

Me po 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është po ashtu dhe Olta Gixhari. Nga 419 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 420 mijë. Që pas përfundimit të “Big Brother”, Olta është ndër personazhet më të ndjekura. Me shumë interes po pritet edhe filmi i saj me Luizin, ndaj edhe fansat janë gjithë sy e vesh tek profili i saj.

Në vend të tretë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka mbaruar tashmë xhirimet dhe së shpejti do të transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.

Luiz Ejlli këtë javë ka shtuar vetëm 2 mijë ndjekës. Kujtojmë se së bashku me Olta Gixharin, do të jenë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Vendi i parë për këtë javë në “Social Top 5” i përket sërish Elvis Pupës. Edhe këtë javë ai është rritur me plot 9 mijë ndjekës. Për të dytën javë resht, aktori i humorit njeh vetëm rritje të shifrave në rrjetet sociale.

Related

Previous Post

Mes polemikave për raportin e tij me Loredanën, Mozzik ngre pikëpyetje me veprimin e fundit

Next Post

Shpëtim Idrizi: Çamëria kur të bëhet “Çështje Kombëtare” do të triumfojë

Lajme të ngjashme

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

by redaktor2
08/22/2025
0

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e...

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

by redaktor2
08/21/2025
0

Modelja erotike Fati Vazquez po tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj seksi, të cilat nuk ngurron t’i...

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

by redaktor2
08/20/2025
0

Sot Gerta Gixhari feston ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse...

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

by redaktor2
08/14/2025
0

Modelja e njohur Arta Elezaj, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.