• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hafizi: Duka nuk ma fshin dot emrin nga Kombëtarja! Silvinjo e ndryshoi ekipin në kohë rekord 

06/25/2023
in Sport
Hafizi: Duka nuk ma fshin dot emrin nga Kombëtarja! Silvinjo e ndryshoi ekipin në kohë rekord 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Çdo trajner do ta kishte zili atë që po bën Silvinjo në një kohë kaq të shkurtër te Kombëtarja shqiptare”. Kështu shprehet fillimisht ish-trajneri i kuqezinjve, Astrit Hafizi, në një intervistë për “Panorama Sport”, duke vlerësuar ndryshimet që braziliani ka sjellë në ekipin kombëtar, edhe pse ka disa kritika të vogla për ndeshjen e parë, por këtë e justifikon me kohën e shkurtër që trajneri i ri ka në stol. Hafizi mendon se në ndeshjet e ardhshme Shqipëria duhet të guxojë, sepse vetëm kështu mund të arrijë të marrë rezultate pozitive.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fund, i pyetur për atmosferën e zjarrtë në takimin me Moldavinë, si dhe praninë e shumë figurave të njohura të futbollit shqiptar, ai shprehet: “Unë kam kohë që nuk jam në preferencat e FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares. Kam kohë që nuk marr një ftesë. Besoj se drejtuesit e federatës dhe në veçanti presidenti, i di këto punë”, tha Hafizi, që “ngacmon” nëpërmjet intervistës Armand Dukën.

Dy ndeshjet e qershorit ishin brenda pritshmërive dhe u arritën të merreshin gjashtë pikë. Në syrin tuaj, si ju është dukur paraqitja e Kombëtares?
Për një trajner që vjen për herë të parë dhe ka kohën e shkurtër siç ishte rasti i Silvinjos, është diçka që çdo trajner do ta kishte zili. Që për dy ndeshje, për një kohë kaq të shkurtër, për të zgjedhur lojtarët, për të futur diçka të re, mendoj se është shumë pozitive. Për më tepër i vlejti Silvinjos duke parë që nuk kishte shumë kohë në dispozicion. Është diçka shumë e mirë që ta fillojmë me gjashtë pikë, pavarësisht se kishim edhe shortin që na favorizonte, duke pasur parasysh se janë dy skuadrat e fundit në grupin tonë. Megjithatë, fitoret janë fitore dhe do të vlejnë për ndeshjet e ardhshme.

Ju e keni ndjekur Kombëtaren në kohën e Edi Rejës, por nga jashtë sa ndryshe duket kjo Shqipëri?
Në aspektin e sulmit është krejtësisht ndryshe. Ka diferenca të mëdha loja e sulmit nga Reja te Silvinjo. Kjo u pa në këto ndeshje dhe vetë sistemi i lojës, 4-3-3 apo 4-2-3-1, mendoj se e tregon “ një gjë të tillë. Braziliani i dha shenjat dhe ai që i ka parë ndeshjet me kujdes, edhe pse me Moldavinë kishim disa defekte. Por, kuptohet që nuk është e lehtë të ndryshosh sistemin e lojës në një kohë kaq të shkurtër.

Çfarë nuk shkoi me Moldavinë?
Në pjesën e parë vuajtëm disi. Kishim vështirësi në sulm, pasi nuk është edhe aq e thjeshtë që të ndërtosh. Duhet një punë e madhe dhe e gjatë.

Po ndeshja e dytë me Ishujt Faroe?
Vetë lëvizjet e Silvinjos gjatë lojës ishin pozitive dhe mund të them se guxoi. Edhe pse ishim në avantazh 2-1, ai bëri zëvendësime në mesfushë dhe në sulm, e jo në mbrojtje që tregon një kurajë. Po të ishte një trajner tjetër, qoftë edhe Reja, Panuçi apo edhe De Biazi, mund të kishte shtuar lojtarë në mbrojtje për të ruajtur rezultatin. Unë e pashë të guximshëm këtë trajner dhe duket shumë premtues dhe dha shenja të mira. Kështu që ia arriti dhe u shënua goli i tretë.

Një risi ishte edhe aktivizimi i Mitajt në mbrojtje, por mund të themi se ishte një lëvizje e kushtëzuar për trajnerin?
Po, të themi realitetin, ishte e kushtëzuar. Nëse do të ishte Balliu, Mitaj nuk do të ishte në formacion, sepse do të kalonte Hysaj në krahun e majtë. Por, jo çdo gjë vjen për keq, vjen edhe për mirë. Mungesa e Balliut nxori në skenë Mitajn, i cili u paraqit shumë mirë dhe mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë ecuria e tij, koha do ta tregojë. Ai është futbollist modern, i kohës, mjaft i sigurt dhe kemi nevojë në krah për një lojtar të tillë. Mendoj se Mitaj është një lojtar i fituar.

Mesfusha gjithashtu pati ndryshime, Asllani-Bajrami bashkë, po ashtu edhe stabël po vendoset Ramadani. Si i lexoni ju këto zgjedhje?
Isha i bindur në fillim se Silvinjo po gabonte pak me mosaktivizimin e Asllanit dhe pas ndeshjes së parë u shpreha pak kritik ndaj tij, duke qenë se një lojtar që vjen nga Interi nuk aktivizohet. Më duket se më ka dëgjuar (qesh), dhe besoj se do të jetë i pandashëm në formacionin tonë. Së bashku me Bajramin, apo Asanin, Uzunin, Cikalleshin, më vonë do të vijë edhe Broja, do të kemi një skuadër me koncept dhe ide. Lojtarë të tillë, që kanë një përgatitje të mirë teknike dhe taktike, po edhe zgjuarsi, janë garanci për krijimin e një loje të bukur të skuadrës sonë. Këta lojtarë dikur i kemi pasur mangët, ndërsa tani është e patolerueshme që të mos jenë baza të ekipit tonë. Kështu duke ia nisur nga ndeshjet e ardhshme, mos ia lemë rastësisë.

Si i shihni përballjet e shtatorit, shkojmë në Çeki dhe presim Poloninë?
Mendoj se janë tri ndeshje vendimtare, mos them edhe me Moldavinë që bëhen katër. Fitorja e saj ndaj Polonisë tregoi diçka, që nuk është kot, pavarësisht se me në këtu ata nuk treguan asgjë. Duhet të jenë të përgatitura me shumë zgjuarsi nga Silvinjo. Nuk ka shumë arsye për të vendosur nëse do të mbrohemi aty apo do të sulmojmë këtu. Ato ndeshje fitohen me zgjuarsi. Ai besoj se i ka studiuar Çekinë dhe Poloninë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të guxojmë, pse jo për të fituar në Çeki, po nuk guxove, nuk merr rezultat.

Ndaj Moldavisë në “Air Albania” pamë shumë ikona të futbollit shqiptar, ish-lojtarë të Kombëtares, që si rrallëherë ishin bërë të gjithë bashkë. A morët ju një ftesë nga FSHF-ja si ish-trajner i Kombëtares?
Unë kam kohë që nuk jam në preferencat e FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares. Kam kohë që nuk marr një ftesë. Besoj se drejtuesit e federatës dhe në veçanti presidenti, i di këto punë. Dikur kam pasur ftesa, por 5-6 vitet e fundit nuk jam në preferencat e tyre. Më vjen keq, sepse kjo nuk matet me do apo nuk do ti. Unë kam vendin tim atje, kam emrin tim, edhe nëse është Duka apo nuk është. Nuk jam kundër futbollit tonë apo Kombëtares, por jap opinionet dhe ndihmën time për diçka.

Marr shkas t’ju pyes edhe për rastin e Ervin Fakajt, i cili u shpreh pak javë më parë se u përjashtua nga Kombëtarja e Veteranëve…
Është një turp. Diçka që nuk i shkon asnjë federate. Mund të them diçka edhe nëpërmjet kësaj interviste, sepse ne flasim më shumë në përgjithësi. I them presidentit Duka, je apo nuk je në krye dhe bashkë me gjithë të mirat që ke bërë për futbollin tonë, nuk mund ta heqësh emrin tim nga ajo që kam bërë, sado pak dhe modeste, për ekipin kombëtar. Unë e kam vendin tim, por…

Related

Previous Post

Nga filmi me Olta Gixharin te historia e dashurisë me Kiara Titon, rrëfehet Luiz Ejlli: Kam luftuar shumë për ta fituar atë vajzë. Ja roli im

Next Post

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, fshehu dënimin nga drejtësia greke

Lajme të ngjashme

Italia në festë: Inter mitik, mediat në Spanjë: Lamtumirë epike

Italia në festë: Inter mitik, mediat në Spanjë: Lamtumirë epike

by redaktor2
05/07/2025
0

Në Itali, tifozët zikaltër, por dhe mediat janë në qiellin e 7-të për këtë kualifikim të jashtëzakonshëm përballë Barcelonës. Mënyra...

Partizani në Europë, Baze: Demi e fitoi bastin e vetë, Gega ‘sekreti’

Partizani në Europë, Baze: Demi e fitoi bastin e vetë, Gega ‘sekreti’

by redaktor2
05/06/2025
0

Pavarsisht oshilacioneve, Partizani e mbylli këtë edicion me objektivin e përmbushur pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Edhe pse të kuqtë...

“Tefik Osmani ka kërkuar të bëj denoncim”, gazetari tregon grushtin e ndodhur me presidentin e Dinamos: I dha dorën presidentit të Vllaznisë 

“Tefik Osmani ka kërkuar të bëj denoncim”, gazetari tregon grushtin e ndodhur me presidentin e Dinamos: I dha dorën presidentit të Vllaznisë 

by redaktor2
05/05/2025
0

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani...

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm 

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm 

by redaktor2
05/05/2025
0

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.