• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U liruan nga qelia 12 ditë pas rrëmbimit nga forcat serbe, tre efektivët mbërrijnë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdare

06/26/2023
in Rajoni & Bota
U liruan nga qelia 12 ditë pas rrëmbimit nga forcat serbe, tre efektivët mbërrijnë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tre efektivët e Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, kanë mbërritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ata u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor dhe paraditen e së hënës (26 qershor) Gjykata vendosi lirimin e tyre.

Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka u akuzuan për veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, që dënohen deri në 12 vite burg.

Atyre iu dha masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj. Avokati i tyre, Gradimir Nalliç, tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.

Gjykata e Lartë në Kralevë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët – konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre.

Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.

Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, përkatësisht janë rrëmbyer, por në Serbi e mohuan këtë, duke thënë se policët kishin hyrë “thellë” në territorin e tyre.

Prishtina zyrtare: Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar”.

“Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke u shprehur i gëzuar për kthimin e policëve te familjet e tyre.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha mes tjerash se lirimi i policëve “nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant të agresionit kundër Kosovës”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se përndjekja e policëve nga Serbia do të vazhdojë në liri, “ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë”.

“Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla, duke përsëritur se policët “kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës” kur janë arrestuar.

“Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, por gjithsesi shumë i mirë”.

“…sepse, e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim, dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut”, shkroi Rama në Twitter.

Orban: E vlerësojmë hapin e Vuçiçit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili, javën e kaluar, bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për rastin e tre policëve, tha se ai e ka informuar se, në përputhje me kërkesën që i ka bërë, autoritetet serbe do t’i lirojnë tre policët e Kosovës.

“Ne e vlerësojmë lart hapin e presidentit Vuçiq, i cili e ka marrë vendimin në një kohë të sfidave serioze. Ky vendim është dëshmi e pastër e bashkëpunimit strategjik mes shteteve tona dhe përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban përmes një postimi në Twitter.

Në takimin e mbajtur më 20 qershor, Orban tha se iu lut Vuçiçit që t’i lirojë tre zyrtarët policorë, duke thënë se “armiqtë e Serbisë janë të etur për ta dëmtuar Serbinë”.

Tensione të larta

Qeveria e Kosovës shprehu bindjen se autoritetet serbe “i rrëmbyen” tre policët, për shkak të arrestimit të serbit Millun Millenkoviç nga Policia e Kosovës, më 13 qershor, nën dyshimet se ka organizuar dhunë kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në veri të Kosovës.

Kjo zonë, e banuar me shumicë serbe, është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave atje të futen në objektet e tyre, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Këto objekte shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar vazhdimisht nga Kosova që ta shtensionojë situatën, përkatësisht t’i tërheqë njësitë speciale të policisë nga veriu, të organizojë zgjedhje të reja lokale dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga Beogradi zyrtar, në anën tjetër, kërkohet që të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet e mundshme lokale.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë, u bojkotuan nga komuniteti serb. /REL

Related

Previous Post

Lirimi i 3 policëve kosovarë, Begaj: Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut

Next Post

Debuton në Ligën e Konferencës, Klodian Duro prezantohet te skuadra e re

Lajme të ngjashme

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

by redaktor2
05/06/2025
0

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.