• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Bursë sa paga minimale”/ Kushi: Një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta

06/29/2023
in Slider, Sociale
“Bursë sa paga minimale”/ Kushi: Një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit,  Evis Kushi ka dhënë lajm të mirë për të gjithë maturantët që duan të nisin studimet e larta.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kushi u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendim që të gjithë maturantët që kanë mbaruar gjimnazin me mesatare mbi 8.5 dhe nisin studimet në një nga programet prioritare të caktuara nga Minsitria e Arsimit, do të mbeten nga qeveria me një bursë të barasvlefshme me pagën minimale.

“Sot në Këshillin e Ministrave miratuam një vendim që përbën një lajm shumë të mirë për të gjithë maturantët që kanë vendosur të vazhdojnë studimet e larta në universitete, por po ashtu edhe për universitetet që duan të forcojnë apo të rigjallërojnë disa programe studimi që vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të preferuara nga të rinjtë dhe të rejat.

Konkretisht bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare të studentëve ekselentë dhe të studentëve që ndjekin këto programe prioritare. Aktualisht sipas vendimit që është në fuqi ne kemi shpallur një listë të programeve prioritare siç janë bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia. Dhe ndërkohë të gjithë ata maturantë që kanë mesataren mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe prioritare përfitojnë një bursë sa paga minimale, çdo muaj.
Dhe ndërkohë detyrimi i tyre është që pas diplomimit të qëndrojnë 3 vite, të japin kontribut për vendin. Dhe të njëjtën bursë sa paga minimale çdo muaj e përfitojnë edhe studentët ekselentë që janë me të gjitha dhjeta në maturë dhe të katërta provimet e maturës, ashtu sikurse ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare.

Ku konsistojnë ndryshimet e sotme. Së pari ne kemi vendosur që t’i ndajmë kuotat për këto bursa sipas universiteteve. Pra i gjithë buxheti që MAS ka në dispozicion për mbështetje studentore, për bursa studimi, t’i ndajë me kuota sipas universiteteve në varësi të numrit të studentëve që ata kanë dhe të programeve të studimit që janë pjesë e listës së programeve prioritare.

Së dyti, kemi vendosur të heqim kriterin 8.5 të mesatares, për të gjithë ata që përfitojnë bursa duke ndjekur këto programe studimi. Që do të thotë, edhe një maturant që mund ta ketë mesataren më të ulët por gjithmonë duke plotësuar ato kriteret siç i kanë të gjithë studentët. Siç është psh. mësuesia me 7.5 apo kriteret e tjera. Pra duhet t’i plotësojnë kriteret bazë siç i kanë të gjithë maturantët e tjerë, por kemi hequr kriterin 8.5.
Sepse sidomos në disa programe siç janë programet e bujqësisë, për shembull për të qenë zooteknik apo veteriner, edhe me mesataren 8 apo ndoshta edhe 7.5 mund të jetë i suksesshëm për tu finalizuar me diplomim për të dhënë më pas të japë kontribut për vendin.
Ndërkohë që kemi hequr kështu gjithashtu edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Pra në VKM-në ekzistuese maturantët për të vazhduar që ta marrin edhe vitin e dytë edhe vitin e tretë bursën, duhet të ruajnë mesataren që kanë nga shkolla e mesme. Ndërkohë që ne e kemi hequr. Pra edhe nëse një student vitin e parë edhe pse mund të ketë rënë nga mesatarja 8.5 në 8, ai do të vazhdojë të mbështetet me bursë edhe vitin e dytë, edhe në vitin e tretë, me qëllim që kjo mbështetje të vlejë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve.

Për ne nuk është thjesht qëllimi që të zgjedhë këtë program që është prioritar, por ta mbështesim përgjatë gjithë periudhës së studimeve që në fund fare të finalizohet me diplomim, dhe në fund të fundit t’i shërbejë vendit edhe për karrierën e tyre dhe të ardhmen e tyre, por edhe për të plotësuar nevojat që ka vendi.

Ndërkohë që një ndryshim tjetër konsiston edhe tek lista e programeve prioritare, në konsultim me universitetet, ne kemi shtuar edhe disa programe, kryesisht në fushën e mësuesisë. Kemi përfshirë edhe arsimin fillor, apo arsimin parashkollor, programin histori-gjeografi, disa programe të inxhinierisë. Pra e kemi plotësuar këtë listë të programeve prioritare sipas nevojave që kanë edhe universitetet, por edhe zhvillimi i vendit.

Unë i ftoj të gjithë maturantët, me qenë se janë pikërisht në momentin që duhet të marrin vendimin se çfarë programi do të zgjedhin, apo cili është universiteti, ta vlerësojnë këtë mundësi sigurisht me kushtin qëkur të diplomohen të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontributin minimumi për 3 vite, por dëshira jonë është që të qëndrojnë sa më shumë.

Me vendimin e sotëm buxheti, do të ndahet me kuota për çdo universitet dhe pastaj janë vetë universitetet nëpërmjet senateve të tyre akademike që numrin total të kuotave që kanë për bursa e ndajnë në programe të ndryshme që janë prioritare sipas nevojave të tyre specifike apo zhvillimeve specifike që kanë zonat ku janë këto universitete.

Arsyeja pse e kemi ndërmarrë këtë vendim, bashkë me universitetet, dua ta theksoj, kemi diskutuar gjatë me universitetet. Është një vendim i përbashkët. Është që t’i japim më shumë mundësi universiteteve, kryesisht universiteteve në qytete jashtë Tiranës. Sepse dihet që në Tiranë preferenca e të rinjve e të rejave, dhe që vijnë nga qytetet e tjera, është gjithnjë e lartë. Po kështu ne i japim edhe më shumë mbështetje universiteteve të tjera”, shpjegoi ministrja Kushi.

Related

Tags: Mbledhja e qeverise Evis Kushi
Previous Post

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvlloi takim me Presidentin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden

Next Post

Raporti i OKB, Meta: Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës. Rama po legalizon kanabisin për të shpërblyer trafikantët që vodhën votat

Lajme të ngjashme

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.