• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bregu: Qasja e përbashkët rajonale ndaj sigurisë kibernetike, në përputhje me standardet e BE-së, është domosdoshmëri

06/29/2023
in Rajoni & Bota
Bregu: Qasja e përbashkët rajonale ndaj sigurisë kibernetike, në përputhje me standardet e BE-së, është domosdoshmëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

 RCC organizon konferencën e nivelit të lartë mbi sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), organizoi në bashkëpunim me DG NEAR (Komisioni Europian) në 28-29 qershor 2023 në Bruksel, një konferencë dyditore, të nivelit të lartë, mbi sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

“Sulmet kibernetike nuk njohin kufij – ndaj një qasje e përbashkët rajonale për të garantuar sigurinë kibernetike në rajon, në përputhje me standardet e BE-së është bërë tashmë domosdoshmëri. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë korniza të forta ligjore që lehtësojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit mes tyre por edhe me BE-në. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është përkushtimi në nivele të larta politike ndaj reformave për sigurinë kibernetike. Rajoni duhet të punoj së bashku në këtë drejtim. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë komponentë jetikë të një strategjie gjithëpërfshirëse për sigurinë kibernetike. Programet dhe strategjitë që mbështesin digjitalizimin e biznesit, përfshirë tregtinë elektronike, janë ato që ne duhet t’i zhvillojmë me shpejtësi”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, në fjalën e saj, mbajtur gjatë panelit kushtuar progresit, sfidave dhe nevojave për arritjen e një hapësire kibernetike elastike në Ballkanin Perëndimor.about:blank

Krahas znj. Bregu, fjalimin kryesor e ka mbajtur Drejtori i Përgjithshëm i BE-së pranë Drejtorit të Përgjithshëm, Gert Jan Koopman, ndërsa në panel ishin Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë; Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës; Milan Dobrijeviq, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit të Serbisë; Marija Hajdukoviq, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi; Predrag Simović, Shef i Departamentit të TIK-ut në Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nëse do të matej, atëherë krimi kibernetik që parashikohet të shkaktojë dëme të cilat arrijnë në 8 trilionë dollarë globalisht në vitin 2023, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës. Nëse studimet dhe parashikimet janë shkencërisht të sakta, një rritje prej 15% në vit gjatë 3 viteve të ardhshme të kostove të krimit kibernetik, do të jetë transferimi më i madh i pasurisë ekonomike në histori. Rritja e qëndrueshmërisë kibernetike në rajonin tonë mbetet një themel i fortë dhe shtylla kurrizore për të gjitha ndryshimet transformuese, duke përfshirë integrimin e përshpejtuar në tregtinë elektronike dhe tregun e vetëm Europian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për tu përfshirë në të gjitha organet, rrjetet, kornizat e BE-së – në çdo kapacitet të mundshëm”, përfundoi Bregu.

RCC i është bashkuar së fundmi 110 anëtarëve të Forumit Global për Ekspertizën Kibernetike (GFCE) për të vazhduar forcimin e ndërtimit të kapaciteteve rajonale dhe evropiane të sigurisë kibernetike. RCC po nxit proceset për të mundësuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA). Kjo do të shënojë një tjetër hap drejt përafrimit të përshpejtuar të BP me standardet dhe praktikat e Tregut të Vetëm të BE-së. Për më tepër, përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Mekanizmin e Rishikimit të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike të BE-së për të vlerësuar dhe rishikuar incidente të veçanta të sigurisë kibernetike do të mundësonte një përgjigje të përforcuar ndaj sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe do të krijonte kapacitete për reagim në kohë.

Pjesëmarrësit e konferencës diskutuan mbi avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes më të madhe kibernetike ndaj kërcënimeve kibernetike. Ministrat dhe përfaqësues të tjerë të qeverive dhe institucioneve publike të Ballkanit Perëndimor, donatorë, organizata ndërkombëtare, partnerë zbatues, sektori privat, OJQ-të dhe akademia shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe nevojat e jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike dhe hulumtuan se si t’i trajtojnë ato më së miri përmes një qasja më bashkëpunuese mes qeverisë dhe gjithë shoqërisë. Shkëmbimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, njohurive dhe përvojës midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe brenda komunitetit kibernetik global.

Related

Tags: Majlinda Bregu RCC
Previous Post

Largohet nga Shqipëria ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann. Zbulohet arsyeja pse diplomatja evropiane do ikë para kohe

Next Post

Aktorja e njohur shfaq format ikonike me të brendshme të vogla

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.