• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Si nisi përplasja mes dy biznesmenëve për “borxhin”, Albert Pashaj porositi dy herë ekzekutimin e rivalit të tij! I penduari i drejtësisë zbulon prapaskenat

06/29/2023
in Kronikë
Si nisi përplasja mes dy biznesmenëve për “borxhin”, Albert Pashaj porositi dy herë ekzekutimin e rivalit të tij! I penduari i drejtësisë zbulon prapaskenat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Albert Pashaj, i arrestuar nga SPAK  si porositës i dy atentateve për të vrarë Aredin Beharin, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në seancën e verifikimit të kushteve te masës së sigurisë ditën e mërkurë ai ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjërën nga dy ngjarjet e ndodhura në vitet 2017 dhe 2019. Megjithëse ka pranuar se e njeh Henrik Hoxhajn pasi janë nga e njëjta zonë ai ka pretenduar se nuk i ka dhënë asnjë porosi.

Pavarësisht pretendimeve të paraqitura nga i dyshuari gjykata ka vendosur burg për Albert Pashajn. Sipas SPAK Aredin Behari, i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës.

Ka qenë dëshmia e Henrik Hoxhajt ajo që ka fundosur të arrestuarin, pasi i penduari tregoi për hetuesit se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënë nën presion nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40% të aksioneve të kompanisë së tregtimit të naftës Albert Pashajt. Por sërish ata pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë i morën një banesë në qytetin e Fierit. Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve gjyqësore, pasi gjykata e Apelit në Vlorë i njohu atij pronësinë.

Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardianit, i ofroi Henrik Hoxhajtn dhe Skerdi Tasit 80 mijë euro për të ekzekutuar Aredin Beharin.

Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar, herën e parë për shkak se objektivi u shpëtoi plumbave pasi u shtri dhe herën e dytë pasi autorit iu bllokua arma. Pas dy ngjarjeve Hoxhaj e Tase i kanë kthyer sërish shumat monetare Pashait.

Related

Previous Post

Nga plani i Bashkimit Europian te drafti i Shqipërisë, të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Next Post

PSG nuk i merr parasysh protestat e tifozëve, firmos me yllin e Bajern Mynih

Lajme të ngjashme

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH

Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH

by redaktor2
09/02/2025
0

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një...

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

by redaktor2
09/01/2025
0

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A-Times mëson se Lorenc Shehu,...

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

by redaktor2
09/01/2025
0

54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.