Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka ndjekur nga afër procesin e rinumërimit të votave në këtë bashki pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Maliqi deklaroi se ka marrë si provë gjatë mbikëqyrjes së procesit, pamjet e kryetarit të KZAZ që ka qenë i pranishëm në sallë pa autorizimin e Kolegjit.
“Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.
Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi ai.