• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Konkursi “Toka në shkollë”/Ministrja Kushi: E lumtur nga rezultatet dhe dashuria e fëmijëve për tokën

07/03/2023
in Slider, Sociale
Konkursi “Toka në shkollë”/Ministrja Kushi: E lumtur nga rezultatet dhe dashuria e fëmijëve për tokën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në ambientet e MAS nxënës nga të gjitha shkollat të cilët përgjatë një viti u angazhuan në projektin “Toka në shkollë” që mbështet zhvillimin e aftësive të nxënësve për kultivimin e kulturave bujqësore.
Teksa takoi nga afër nxënësit dhe pa nga afër rezultatet e kësaj nisme, Ministrja Kushi falënderoi nxënësit, të cilët përveç përkushtimit në mësime, i kushtuan një kujdes të veçantë miniparcela të ndërtuara nga vetë ata.
Znj. Kushi u shprehu mirënjohje prindërve dhe komunitetit për mbështetjen dhe angazhimin që nxënësit të mësojnë më shumë mbi vlerën e tokës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për të gjithë pjesëmarrësin në këtë konkurs u shpërndanë certifikata falënderimi me motivin “për angazhimin në bashkëpunim me nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komunitetin, duke ndërtuar miniparcela model në shkollë, me larmishmëri prodhimesh bujqësore, bimësh aromatike dhe dekorative, ku nxënësit mësojnë më shumë mbi vlerën e tokës, proceset praktike të kultivimit të qëndrueshëm të saj, si dhe përforcojnë lidhjen e tyre me natyrën”.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Konkursi Toka Në Shkollë

Sa shumë kënaqësi morëm nga duarartët e shkollave tona, fitues të konkursit “Toka në Shkollë”, që mbushën Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me aromë produktesh të freskëta dhe të prodhuara me aq shumë dashuri.

Faleminderit të gjithë nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave që e kanë përqafuar këtë nismë duke ndërtuar miniparcela shembull në shkollat tona në të gjithë vendin në bashkëpunim edhe me prindërit dhe komunitetin.

Shkollat i kanë kthyer këto kopshte në laboratorë mësimorë ku nxënësit të mësojnë praktikisht proceset biologjike dhe vlerën e tokës.

Jam e sigurt që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të kujdesemi për këto kopshte edhe gjatë verës.

Related

Tags: Evis Kushi TOKA shkolla konkurs
Previous Post

Shkëlqen në Ibiza, Ivana Knoll mahnit sërish ndjekësit në rrjetet sociale

Next Post

E fundit: PS zgjedh Albert Halilajn, ish-drejtorin e Tatimeve në Kukës për garën e ardhshme vendore

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.