• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Papa Françesku dënon djegien e Kuranit në Suedi, refuzon ta quajë shprehje të fjalës së lirë

07/03/2023
in Rajoni & Bota
Papa Françesku dënon djegien e Kuranit në Suedi, refuzon ta quajë shprehje të fjalës së lirë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Papa Françesku ka thënë se djegia e një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, e ka zemëruar dhe neveritur atë. Ai shtoi se e dënon dhe refuzon lejimin e një akti të tillë si një formë të shprehjes së lirisë së fjalës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet për t’i respektuar ata që besojnë në të”, tha Papa Françesku në një intervistë të dhënë për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Ittihad, të publikuar më 3 korrik. “Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime”.

“Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për t’i përçmuar të tjerët dhe lejimi i kësaj refuzohet dhe dënohet”, shtoi ai.

Një burrë grisi dhe dogji një kopje të Kuranit në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, javën e kaluar. Ky veprim solli kritika të shumta nga disa shtete, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia duhet ta fitojë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.

Policia në kryeqytetin suedez lejoi që demonstrata të vazhdonte, përkundër që veprime të ngjashme ishin ndaluar në shkurt.

Gjykatat suedeze kishin vendosur që policia nuk kishte të drejtë ta refuzonte lejen për djegien e Kuranit.

Incidenti shkaktoi protesta në Iran dhe Irak. Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi.

Më 2 korrik, një organizatë islamike prej 57 shtetesh tha se nevojiten masa kolektive për t’i parandaluar aktet e përdhosjes së Kuranit dhe ligji ndërkombëtar duhet të përdoret për ta ndaluar urrejtjen fetare./ REL

Related

Previous Post

Momentet e ëmbla nga ishujt Barbados, Rihanna shijon verën shtatzënë

Next Post

Bill Clinton mbërrin në Tiranë, Bajram Begaj: Shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Lajme të ngjashme

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

by redaktor2
08/21/2025
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.