• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Si ndikon sek*i tek sportistët? Ekspertët: Deri në 13 minuta gjithçka është në rregull, por…

07/04/2023
in Te tjera
Si ndikon sek*i tek sportistët? Ekspertët: Deri në 13 minuta gjithçka është në rregull, por…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tema “seksi dhe sporti” mbetet gjithnjë shumë e debatuar. Vetëm pak kohë më parë, trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, deklaroi se ai nuk aktivizon lojtarët e tij në formacion nëse e “tundin” vetëm katër herë në muaj në shtrat.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë si argjentinasi. Në fakt, ka edhe nga ata që janë të së njëjtës ide si Miki, trajneri i famshëm i Roki Balboas në filmin hollivudian, i cili në kapitujt e parë të sagës “Rocky”, i ndaloi boksierit seksin, duke i thënë se “gratë dobësojnë këmbët”. Por le të shohim në këtë studim ku shpjegohet se si seksi nuk ka efekte negative në performancën sportive.

NË KREVAT NUK KONSUMOHEN SHUMË ENERGJI Te sportistët dhe trajnerët është e përhapur shumë ideja se të bërit seks para një gare ka ndikim negativ në performancën sportive. Megjithatë, le të shohim se çfarë thotë shkenca për këtë çështje. “Seksi dhe sporti” është një temë që është shqyrtuar edhe nga hulumtime të ndryshme shkencore të fundit, të cilat kanë analizuar nga këndvështrime të ndryshme. Disa prej tyre kanë arritur në përfundimin se marrëdhëniet seksuale para një gare mund të jenë madje të dobishme për të performuar më të mirën në fushën e konkurrencës në sport. Para së gjithash, është mirë të hidhet poshtë një “mit”, pra se marrëdhëniet seksuale u pakësojnë energjinë sportistëve. Në fakt, nëse një marrëdhënie seksuale nuk është shumë intensive, ajo djeg rreth 300 kalori, të cilat rikuperohen lehtësisht.

“Edhe kohëzgjatja e marrëdhënieve seksuale është një aspekt që nuk duhet anashkaluar. Një studim shkencor ka arritur në përfundimin se kohëzgjatja optimale e marrëdhënieve është midis 3 dhe 7 minuta, e dëshirueshme midis 7 dhe 13. Ndërsa marrëdhëniet që zgjasin më shumë se 13 minuta janë kundërproduktive për performancën e një atleti”, shpjegon Dr. Klaudio Paganoti, specialist në gjinekologji dhe seksologji në Njësinë Operative të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë të Institutit Klinik të qytetit të Breshias, gjithashtu autor i librit “Bukuria Intime”, një udhëzues i shkurtër për mirëqenien e femrës.

SEKSI DHE SPORTI: ROLI I TESTOSTERONIT Një tjetër frikë që atletët kanë për seksin para garave ka të bëjë me uljen e supozuar të niveleve të testosteronit, i cili mund të konsiderohet si hormoni i agresivitetit. Megjithatë, fillimisht duhet theksuar se jo të gjitha sportet kërkojnë agresivitet dhe se shumë varet edhe nga lloji i sportistit; për shembull, një ulje e testosteronit mund të jetë gjithashtu e dobishme për një futbollist që përpiqet të përmbajë entuziazmin apo euforinë e tij, të cilat mund të jenë arsye që nuk e lejojnë që të jetë shumë i kthjellët në zgjedhjet e tij gjatë lojës. “Megjithatë nuk është e provuar shkencërisht se seksi ul nivelet e testosteronit.

Nga ana tjetër, është vërtetuar se pas 3 javësh asistencë përqendrimi i kësaj substance në gjak rritet, por vetëm pak”, shpjegon doktor Paganoti. Është vënë re gjithashtu se rritja e testosteronit ka efekte të ndryshme te gratë dhe burrat. Në fakt, nëse nivelet e testosteronit janë të larta pak para garës, sportistet, veçanërisht ata që merren me aktivitete të tilla si vrapimi ose kërcimi së larti, kanë më shumë energji në dispozicion. Ndërsa tek atletët teprica e këtij hormoni është e dëmshme. Për sa i përket masturbimit, është treguar se te meshkujt e rinj sportistë ai ndikon pozitivisht në testosteron. Për më tepër, ai relakson pa humbur shumë energji, duke nxitur prodhimin e endorfinave, hormoneve të mirëqenies.

SEKSI DHE SPORTI, VLEN EDHE KONTEKSTI Hulumtimet kanë treguar se kryerja e marrëdhënieve seksuale 10-12 orë para një gare nuk ka ndikim të rëndësishëm në forcën, qëndrueshmërinë dhe përqendrimin e muskujve. Por ka një tjetër hulumtim, i cili ka ekzaminuar vetëm futbollistët dhe ka arritur në përfundimin se marrëdhëniet në 24 orët para ndeshjes reduktojnë forcën e muskujve. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, efektet e marrëdhënieve seksuale në performancë varen edhe nga aktiviteti që praktikohet. Për shembull, në sportet ekipore seksi para garës mund të jetë i dobishëm sepse nxit relaksimin, ndërsa në sportet individuale, ku përqendrimi është më i rëndësishëm, mund të ketë efekte negative. Për më tepër, roli i partneres ose partnerit nuk duhet të anashkalohet.

Të kesh një marrëdhënie intime përpara një gare me partnerin tënd të rregullt shpesh është relaksuese, ndërsa të kesh një marrëdhënie intime me një partner të rastësishëm mund të konsumojë më shumë energji, veçanërisht mendore (nga frika se mos zbulohesh, për intensitetin e emocioneve që ndien, etj.). “Në përgjithësi, seksi dhe sporti nuk janë të papajtueshëm. Si tregues i përgjithshëm, mund të thuhet se një marrëdhënie me partnerin e zakonshëm, një mbrëmje para garës, që zgjat rreth 11 minuta dhe që nuk kërkon përpjekje të tepruar fizike, nuk ka efekte negative në performancën sportive”, përfundon doktor Paganoti. Natyrisht, marrëdhëniet intime duhet të pasohen nga pushimi i përshtatshëm.

Related

Previous Post

Temperatura deri në 30 gradë, moti sjell surpriza për pushuesit! Priten reshje shiu dhe shtrëngata

Next Post

Video me Gjicin/ Alma Kaçi kërkon masë më të lehtë sigurie: Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënë e sëmurë

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
  •  Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari
  • “Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e g…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.