• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Euro s’ndal rënien zbret në 104.55 lekë, por tregu drejt qetësimit pas “stuhisë”! Luhatjet e monedhës europiane shënojnë panik

07/05/2023
in Ekonomi, Slider
Euro s’ndal rënien zbret në 104.55 lekë, por tregu drejt qetësimit pas “stuhisë”! Luhatjet e monedhës europiane shënojnë panik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Monedhat e huaja kanë vijuar tendencën rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ditën e djeshme euro shënoi rënien më të madhe ditore të këtij viti, ndërsa ritmet e rënies sot janë ngadalësuar disi. Gjithsesi, vetëm në tre ditët e para të kësaj jave euro është nënçmuar me 1.89 lekë.

Në tendencë nënçmuese ka vijuar edhe dollari, që ka zbritur në 95.99 lekë, ose 0.19 lekë më pak se dita e mëparshme, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Në rënie vijuan dhe Paundi Britanik, 121.96 lekë (-0.21 lekë), e Franga Zvicerane, 106.85 lekë (-0.64 lekë).

Luhatjet kanë shënuar panik në treg dhe kanë lënë hapësira për spekulime, sipas aktorëve të tregut. Rënia vijoi dhe pas mesditës së djeshme, me euron që zbriti në treg në 104 lekë.

Diferenca në shitblerje u rrit deri në dy lekë, nga 0.5-1 lekë që është zakonisht.

Kursi zyrtar i sotshëm i Bankës së Shqipërisë reflekton më shumë rënien e fortë të ditës së djeshme, ndërsa në tabelat e agjencive më të mëdha valutore sot euro kuotohet me rritje të lehtë dhe diferenca në shit-blerje është ulur në 1 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji.

Aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg, që vjen si nga turizmi ashtu dhe nga burimet informale, që kanalizohen kryesisht në pasuritë e paluajtshme. Në kahun tjetër pothuajse asnjë nuk tërheq më euro, duke bërë që monedha e përbashkët të bjerë në mënyrë të vazhdueshme.

.

Related

Previous Post

Ministrja Kushi pret maturantin që shkëlqeu në katër provimet me notën 10.00

Next Post

Monica Bellucci dhe Tim Burton dalin për herë të parë publikisht si çift i dashuruar

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.