• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zyra e Fredi Belerit akuzon Prokurorinë e Vlorës për falsifikim: Beleri është i pa dënuar sipas dokumentit nga “e-Albania”

07/08/2023
in Politikë, Slider
Zyra e Fredi Belerit akuzon Prokurorinë e Vlorës për falsifikim: Beleri është i pa dënuar sipas dokumentit nga “e-Albania”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zyra e kryetarit të mandatuar të Bashkisë Himarë, akuzon Prokurorinë e Vlorës se ka falsifikuar dokumentin për dekriminalizimin e Fredi Belerit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një reagim të publikuar edhe nga dega e “Omonias” në Himarë, thuhet se Beleri nuk rezulton i dënuar, sipas dokumentit që është lëshuar nga portali qeveritar “e-Albania”.

Zyra e Belerit pretendon se vendosur prova të falsikfikuara në dosjen hetimore me qëllim krijimin e një imazhi negativ për Belerin, i cili ndodhet pas hekurave që prej 14 majit për blerje votash.

Beleri u kap në flagrancë, sipas akuzës, duke dhënë 400 mijë lekë të vjetra për blerjen e 8 votave.

Arrestimi i tij ka sjellë reagimin e ashpër të Athinës zyrtare, duke kërcënuar se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.about:blank

Reagimi i plotë:

Zyra e kryetarit të mandatuar të Bashkisë Himarëm

Në vijim të deklaratës së Zyrës së Kryetarit të Mandatuar të Bashkisë Himarë z. Beleri për manipulimin e provave në dosjen hetimore në ngarkim të tij , po ju paraqesim dëshminë e falsifikuar të gjendjes gjyqësore të z. Beleri ku rezulton i dënuar. 

Realisht sipas gjendjes gjyqësore të vërtetë dhe të lëshuar nëpërmjet portalit e- albania , z. Beleri figuron i pa dënuar.

Më poshtë po ju paraqesim  gjendjen gjyqësore të falsifikuar prej Prokurorisë Vlorë me nr 0 prot dt 12.05.2023 si edhe 3 të tjera të vërteta të lëshuara në momentin e kandidimit të z. Beleri depozituar në KQZ si edhe pas momentit të arrestimit të tij ku ai figuron i pa dënuar!

Vendosja e provave të falsifikuara në fashikullin hetimor me qëllim kushtëzimin e vendimeve të gjykatave lidhur me rrezikshmërinë shoqërorë te z. Beleri dhe krijimin e një imazhi negativ për të është fundi i drejtësisë!

Akoma më i rëndë është fakti se Prokuroria Vlorë dhe Prokuroria e Posaçme refuzojnë të heqin nga fashikulli hetimor provën e falsifikuar dhe vendosjen e gjendjes gjyqesore të vërtetë për z. Beleri.

Është e pa precedente në historinë e drejtësisë shqiptare që në fashikullin hetimor, vet organet që janë marrë me hetimin e çështjes të fabrikojnë prova dhe të administrojnë akte të falsifikuara.

Në vijim do t’i paraqiten opinionit publik prova të reja edhe më të rënda të falsifikimit të dosjes hetimore në ngarkim të z. Beleri si edhe emrat konkrete të prokurorëve dhe oficerëve të policisë të përfshire në skandal!

Related

Previous Post

Kushi takim me pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë

Next Post

“Partneriteti ynë është me popullin, jo me partitë”/ Escobar: Nëse Kurti refuzon planin e BE për situatën në Veri do të humbasë mundësinë për…

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.