• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Samiti vjetor i NATO-s, presidenti Biden do të jetë sot në Europë

07/09/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Samiti vjetor i NATO-s, presidenti Biden do të jetë sot në Europë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti Biden shkon të dielën në Britaninë e Madhe. Udhëheqësi amerikan do të takohet me Mbretin Charles dhe Kryeministrin Rishi Sunak. Lufta në Ukrainë do të jetë tema kryesore e bisedimeve në Londër ndërsa udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Lituani. Presidenti Biden do të pritet të hënën nga Kryeministri Sunak dhe më pas nga Mbreti Charles në Kështjellën Windsor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Londra ka shtuar masat e sigurisë ndërsa Presidenti Joe Biden udhëton të dielën drejt Mbretërisë së Bashkuar. Udhëheqësi amerikan do të takohet me Kryeministrin Rishi Sunak dhe Mbretin Charles për herë të parë që kur u kurorëzua.

Udhëheqësi amerikan dhe Kryeministri Sunak do të zhvillojnë bisedime për një gamë të gjerë çështjes. Lufta në Ukrainë do të jetë tema kryesore e bisedimeve të të dy udhëheqësve përpara se të marrin pjesë në takimin e NATO-s në Vilnius, ku do të flitet lidhur me aspiratat e Kievit për t’u anëtarësuar në aleancë.

Në vitin 2008 udhëheqësit e NATO-s thanë se Ukraina e ka vendin në aleancë, por nuk kanë përcaktuar një udhërrëfyes, pavarësisht thirrjeve të forta për anëtarësim nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

SHBA dhe Britania e Madhe janë ndër mbështetësit më të fortë perëndimorë të Kievit. Disa analistët thonë se Londra ka ndikuar tek Uashingtoni lidhur me mbështetjen ushtarake për Kievin, përfshirë dërgimin e tankeve dhe përpjekjet për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të modelit F-16.

Britania e Madhe nuk arriti të sigurojë mbështetjen e Uashingtonit për të zgjedhur Sekretarin e Mbrojtjes Ben Wallace në krye të NATO-s, ndërsa u zgjat me një vit mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Marrëdhëniet transatlantike janë tendosur vitet e fundit si rezultat i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, një akt që zoti Biden thotë se e ka dëmtuar Britaninë.

Për Kryeministrin Sunak, vizita e Presidentit Biden ofron një lehtësim të shkurtër nga problemet me të cilat përballet vendi i tij si rezultat i një ekonomie të dobët dhe polemikave brenda partisë së tij. Si zoti Biden ashtu edhe udhëheqësi britanik përballen me zgjedhje vitin që vjen./VOA

Related

Previous Post

Tragjedia në Kavajë/ Dy djemtë hynë për t’u larë në det, pas dallgëve babai tenton t’i shpëtojë, si ndodhi ngjarja e rëndë në plazhin e Vilë Boshtovës

Next Post

“Thonin se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli…”, Xhaka zbulon zbulon motivin e largimit nga Arsenali

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.