• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Taulant Balla merr nesër detyrën e ministrit të Brendshëm

07/12/2023
in Politikë, Slider
Taulant Balla merr nesër detyrën e ministrit të Brendshëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Taulant Balla pritet të marrë këtë të enjte zyrtarisht detyrën e tij të re, pasi Parlamenti të miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryeministri Rama vendosi t’ia besoje këtë herë një profili të lartë politik si Balla drejtimin e ministrisë së rëndësishme, pas një serie ngjarjesh të rënda të ndodhura në vend.

Taulant Balla është një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend, ku ka përballuar pothuajse i vetëm betejat me opozitën, të cilat shpesh kanë përfunduar edhe ne gjykatë dhe Balla ka dalë fitues për akuzat ndaj tij.

Karrierën politike, Taulant Balla e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Related

Previous Post

Euro i afrohet kufirit të 104 lekëve, dollari prek nivelin më të ulët që nga viti 2009

Next Post

Ministrja Kushi maturantëve të Elbasanit: Asnjëherë mos u dorëzoni, edhe nëse rrëzoheni, ngrihuni përsëri! Zgjidhni modelet e duhura në jetë!

Lajme të ngjashme

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

by redaktor2
07/04/2025
0

NGA AGRON GJEKMARKAJ Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen! Gjatë në kujtesën e miletit do...

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

by redaktor2
07/04/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së X-të. Spiropali thotë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

by redaktor2
07/04/2025
0

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
  • Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pank…
  • Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar
  • “Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qor…
  • “Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vi…
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.