• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

PS i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt: Kërkesa e SPAK nuk ka ndikim politik! Ja raporti për ish zv/kryeministrin

07/14/2023
in Politikë, Slider
PS i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt: Kërkesa e SPAK nuk ka ndikim politik! Ja raporti për ish zv/kryeministrin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ermal Qori

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Partia Socialiste i hap rrugë SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.

Report TV dhe shqiptarja.com sigurojnë ekskluzivisht dokumentin që përbëhet nga 14 faqe ku deputetët vlerësojnë se kërkesa e SPAK ndaj deputetit Arben Ahmetaj, është në përputhje me kërkesat ligjore dhe përjashtohet mundësia që kërkesa e SPAK të ketë ndikim politik apo ndërhyrje tjetër.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës, nuk rezulton që kërkesa të jetë bërë në kushtet e një ndikimi politik apo të një natyre/ndërhyrje tjetër të padrejtë që të bjerë ndesh me interesat e drejtësisë” thuhet në raportin e Komisionit.

Raporti u dorëzua vetëm 30 minuta para orës 10:00 kur është caktuar dhe ora e fillimit të seancës ku do të votohet kërkesa e SPAK.

Në raport deputetët kujdesen të thonë se ‘nuk janë noterë” që vulosin kërkesat e prokurorisë. Nuk janë gjykatë, por në këtë procedurë ato sillen si quasi-gjykatë dhe, natyrisht, në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës dhe 288 të K.Procedurës Penale, mbikqyrin garancitë që respektojnë liritë, të drejtat dhe sigurojnë që ndaj deputetit të mos kryhet arrestim arbitrar.

Në fund deputetët rekomandojnë pranimin e kërkesës së SPAK.

Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ.

Raporti u sigurua nga gazetari i Report Tv Ermal Qori

Deputetët që kanë firmosur raportin janë

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj ( Valikaj)

Klevis Xhoxhi

Arben Pëllumbi

Related

Previous Post

Afera e inceneratorëve, Berisha paralajmëron protesta: Do iu drejtohemi qytetarëve. Negociata me…

Next Post

Mbërrin në SPAK vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.