• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

E mbronte dashurinë e tyre me forcë, si po shkon drejt fundit martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas! Këngëtarja nis pushimet “single”, partneri i saj milioner…

07/15/2023
in Showbiz
E mbronte dashurinë e tyre me forcë, si po shkon drejt fundit martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas! Këngëtarja nis pushimet “single”, partneri i saj milioner…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë. Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër ajo la të nënkuptohet se faji për këtë situatë të krijuar e ka vetë ajo, pasi tha se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.

“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por, kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, tha Tahiri. Ndonëse çifti akoma nuk janë ndarë akoma me letra, sipas disa burimeve për “Prive”, marrëdhënia e dyshes është “ftohur”.

Dhe më së miri këtë e tregojnë edhe postimet e fundit në “Instagram”-in e Adelinës. Këngëtarja maqedonase, ka nisur pushimet, ku nuk i ka kursyer fotot “hot” në rrjetet sociale. Por, teksa të gjithë presim të shikojmë Adelinën në krah me bashkëshortin e saj, bëhet me dije se ai nuk i është bashkuar familjes.

Kështu, këngëtarja ka nisur pushimet me djalin e saj, si dhe me familjen e saj, teksa bashkëshorti mungon në këto ditë, si për të përforcuar zërat se tashmë lidhja mes tyre ka shkuar pa kthim drejt një divorci.

Sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja se pse dyshja nuk janë shfaqur bashkë as në ditëlindjen e këngëtares dhe as në festat apo pushimet verore të tyre. Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nënkuptohet për një problem mes tyre.

Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”.

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Këngëtarja zbuloi se çfarë e kishte tërhequr nga partneri, si dhe zbuloi se dyshja ishte duke jetuar një krizë në martesë.

“Nuk e dija në fillim që ka lekë, kisha edhe në familjen time, por sjella e tij ishte gjëja e parë që desha. Fillimisht ishte shoku im, pastaj partneri. Jam e re, kam kohë për dasmë. Ndoshta edhe do e bëj, ëndrra ime është që të jem nuse. Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen, nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë! Paragjykimet i kam përjetuar shumë rëndë, edhe pse e buzëqeshur në rrjetet sociale, por jam copëtuar. Më kanë përfshirë familjen, isha shtatzënë, por më shanë fëmijën”, u shpreh Adelina.

Teksa ishte pjesë e “Dance Albania”, partneri i saj ishte prezent, duke e mbështetur dhe e surprizuar Adelinën. Nga ana tjetër, këngëtarja e ka përshkruar historinë e tyre si gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.

“U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla. Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”. Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty mu mbush mendja ta takoj, sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im”.

Por, duket se kësaj romance i ka ardhur fundi, ndaj edhe këtë verë, Adelina është “single” dhe pamjet përvëluese në rrjetet sociale nuk na i ka kursyer.

Related

Previous Post

Vdiq në spital 3 vite më parë, përfundon kalvari i familjes së të riut shqiptar, sillet në atdhe zemra e Saimir Sulës

Next Post

10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023, Cristiano Ronaldo u lë “targën” të gjithëve

Lajme të ngjashme

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

by redaktor2
09/09/2025
0

Regjisorja Ajlin Petrela ka thyer heshtjen duke ndarë publikisht arsyet që çuan në ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, aktori i...

“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës

“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës

by redaktor2
09/08/2025
0

Prej disa kohësh i tërhequr nga jeta publike dhe larg skenës, kantautori Flori Mumajesi ka zgjedhur sërish të komunikojë me...

Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas

Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas

by redaktor2
09/05/2025
0

Arbenita Ismajli ka publikuar një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer detaje të forta nga marrëdhënia e...

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

by redaktor2
09/04/2025
0

Sot, familja e këngëtarit të njohur Bardhi përjeton një humbje të dhimbshme. Artisti ka ndarë me ndjekësit e tij një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.