• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

GJKKO e la në burg, ish-kryebashkiaku Fran Tuçi kundërshton SPAK: Dhashë vetëm lejen për rrugën! Dëmi 234 milionë lekë

07/15/2023
in Kronikë, Slider
GJKKO e la në burg, ish-kryebashkiaku Fran Tuçi kundërshton SPAK: Dhashë vetëm lejen për rrugën! Dëmi 234 milionë lekë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja që tronditi vendin, Policia e Shkodrës dhe ajo e Shtetit janë ende pa autorë dhe motive.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjykata e posaçme la në fuqi masën arrest me burg ndaj ish- kryebashkiakut të Fushë-Arrzit, Fran Tuci, i cili në fakt ende nuk e ka dorëzuar detyrën. Sipas të dhënave të dosjes së prokurorisë, rruga në njësinë administrative të Iballës, shkaktoi një dëm 234 milionë lekë dhe që sipas SPAK, përfundoi vetëm me shkatërrimin e sipërfaqes pyjore me mjete të rënda.

Por, kryebashkiaku Tuci ka dhënë edhe argumentet e tij kundër akuzave të SPAK para Gjykatës së Posaçme teksa ditën e djeshme është gjendur përballë tyre. ai ka treguar se në fakt bëhet fjalë për një rrugë për të cilën ai ka dhënë vetëm lejen, por kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë investuar për hapjen e rrugës. Masat e sigurisë kanë mbetur të palëvizura, ndërkohë që në kërkim është ende fadromisti, i cili ka punuar në rrugë.

HETIMET

Burime pranë prokurorisë së Pukës bëjnë me dije se hetimet janë nisur nga kjo prokurori, por për shkakun se Tuci ende është në detyrë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme. SPAK ka siguruar në dosjen e vet edhe fotot e rrugës për të cilën u arrestua më 13 korrik ish-kryetari i bashkisë së Fushë-Arrzit, Fran Tuci me akuzën e shkaktimit të një dëmi prej 234 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.

Ajo çka shihet nga fotot e rrugës të realizuara nga hetuesit, është jo vetëm një aks i kalueshëm me vështirësi, por gërmime dhe punime që sipas prokurorisë, kanë shkatërruar gjelbërimin dhe zonën pyjore. Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e vendosur paraprakisht me burg pa afat për ish-kryebashkiakun Fran Tuci i akuzuar për shpërdorim detyre. Në fuqi u la arresti me burg edhe për ish-administratorin e njësisë Iballë në Pukë, Ndoc Marku, pasi ka lejuar ndërtimin e rrugës jashtë kritereve në territorin e administruar prej tij.

Biznesmeni Durim Markgjekaj, u shpall në kërkim i akuzuar për shkatërrim prone pasi nuk u gjet për ekzekutimin e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz. Ngjarja sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe ish-administratorit të Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente. Pritet që Tuci të apelojë vendimin e dhënë ditën e djeshme për masën e sigurisë për të bërë të mundur ndryshimin e kësaj mase.

Related

Previous Post

Supermodelja shijon dushin në natyrë, tregon format e jashtëzakonshme

Next Post

Rama tregon rastin e rëndë të djalit të madh: Ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.