• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Babain më mirë mos ta kisha pasur”- S’flasin prej vitesh, ish-banorja e BBV ka një mesazh për të atin: Unë dhe vëllai i kemi përballur problemet si jetimë, por…

07/16/2023
in Showbiz
“Babain më mirë mos ta kisha pasur”- S’flasin prej vitesh, ish-banorja e BBV ka një mesazh për të atin: Unë dhe vëllai i kemi përballur problemet si jetimë, por…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP2”, Fotini Derxho ka bërë së fundmi nëj rrëfim prekës në lidhje me jetën e saj personale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Teksa ishte e ftuar në programin “Se luan Topi’, ajo tregoi se nuk flet prej shumë kohësh me të atin e saj. Ish-banorja vendosi t’i bënte thirrje për herë të parë, teksa u shpreh se tashmë nuk mban më inate në zemër dhe është e hapur për të rregulluar raportet me të.

“Jam rritur dhe tani kuptoj shumë mirë gjërat. Tani nuk mbaj më inate në zemër. Në çdo lloj momenti që ai të jetë i gatshëm të krijojmë një raport të mirëfilltë do isha e hapur pse jo”, tha Fotinia.

Drexho tregoi më tej është një situatë që nuk mund të rregulohet veç me dy fjalë, teksa shtoi se të gjitha problemet që ka pasur ajo i ka përballuar me vëllain e saj.

“Është një situatë që nuk mund të rregullohet me dy fjalë, kanë ndodhur shumë gjëra që të vrasin shpirtërisht në momentin që i përjeton. Është shumë e vështirë ta mbulosh me dy fjalë hapësirën që ka ngelur. Situata të ndryshme dhe probleme që ai s’ka qenë prezent, mua e vëllait na është dashur t’i përballojmë si jetimë. E vështirë të mbushet hapësira me dy fjalë ose përqafim është e vështirë”,- rrëfeu ajo.

Kur u bë pjesë e BBV2, Fotini ka folur për familjen e saj, për babain e saj të dhunshëm, i cili tani ka krijuar një jetë të re me një grua tjetër.

Fotini tregoi se kur ka hyrë në “Big Brother” disa vite më parë, ka pasur plot 31 milionë lekë borxh.

Ajo shtoi më pas se ka 8 vjet që nuk flet me babain dhe as nuk dëgjon për të, për të cilin thotë që më mirë të mos e kishte pasur.

“Unë që jam kjo që jam, kështu si jam, jam vetëm prej asaj. Babain nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore, se e ke parasysh si çdo gocë shikon shoqet me baballarët e tyre. Babi ka krijuar jetë tjetër me një zonjë, grua.

Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar. Kjo ka qenë një nga plagët më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Ato që kam jetuar, nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë që t’i jap këto gjëra. Kurrë.

Edhe një zënkë të vogël të kem me partnerin, mos t’i dëgjojnë. Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenin mamin dhe babin duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im kalama futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë.

Kur isha në ‘Big Brother’, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait. Ky donte të na nxirrte nga shtëpia. Kur jam futur në ‘Big Brother’ kam pasur 31 milionë lekë borxh që i mora për vëllain.

Sa gjëra. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë, e vogël dhe kisha shumë përgjegjësi. Kur kam marrë lekët, hera e parë që kisha aq lek në jetën time. Me vërtetë e fitova ‘Big Brother’, por siç i mora, ashtu i dhashë lekët. Po mos ta kisha fituar ‘Big Brother’, unë sot do isha akoma me borxhe.

Më ka dashur shumë Zoti. Nuk është shumë e lehtë ta kesh babain gjallë dhe të bëjë kështu gjërash. Kam 8 vjet që nuk e kam parë dhe dëgjuar. Herën e fundit që jemi takuar ka pasur vetëm sherre. Nuk mundesha më. Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekt në botë. Ajo grua është përfekte”, tha Fotini.

Të gjithë e kujtojmë historinë e dashurisë mes Fotinisë dhe Danielit, në “Big Brother” e tyre, ku dhe u shpallën fitues. Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9”, duket se çifti i famshëm Fotini dhe Daniel i kanë dhënë fund martesës.

Çifti i njohur që arritën të fitonin këtë ‘show’ dhe që u shpërblyen me 100 milionë, duket se pas shumë ndarjeve të vogla bazuar në lajmet që publikoheshin shpesh për ta, kësaj here i kanë dhënë fund vërtet.

Ka qenë vetë Fotinia, e cila gjatë një turi që po bën në disa qytete të Italisë, ka lënë të kuptohet se ajo tashmë nuk është më nusja e Danielit. Në profilin e saj në “Instagram” ajo poston shpesh foto, ku shfaqet e vetme dhe po ashtu thënie, ku flet hapur se tashmë po shijon veten e saj, një zgjedhje e mirë pas një ndarjeje.

Sipas burimeve pranë çiftit, mendohet se xhelozitë dhe mosmarrëveshjet i kanë çuar drejt ndarjes së pakthyeshme.

Çifti që i thanë “po” njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre.

Ata prej kohësh kishin një profil të vetëm “Instragram”-i, ku ndanin momente nga bashkëjetesa e tyre në Tiranë. Në një intervistë në dhjetor 2017, ata dhanë edhe disa detaje mbi dasmën e ardhshme dhe se me paratë do të hapnin një biznes e do të blinin një shtëpi.

Por në këto dy vite, ka pasur disa situata që flisnin se jeta e tyre jashtë kamerave nuk ishte fare ajo që kishin imagjinuar brenda “show”-t. Ishte Danieli i pari që njoftoi ndarjen nga Fotinia me një status.

Edhe gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother” për herë të parë, Fotini foli për jetën e saj të vështirë. Duke treguar më shumë për veten e saj në lojën e “Big Brother”, ajo u shpreh: “E kam ndërtuar vetë çdo gjë që unë kam sot. Jam futur në punë që 14 vjeç. Jam e pavarur. Unë e kam prekur jetën, kam qenë adoleshente e çmendur”, ishte rrëfimi i saj.

Related

Previous Post

Partneri i saj feston ditëlindjen, Eni Koçi surprizon Genc Prevukajn: Jam gruaja më me fat në tokë! 

Next Post

FOTO/ Përflitet për histori me Mbape e Tom Bredin, por Kim Kardashian publikon telefonatën me… Haland

Lajme të ngjashme

“Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

“Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

by redaktor2
06/09/2025
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka çelur sezonin e plazhit. Këngëtarja ka publikuar në Instagram foto me bikini nga...

Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube

Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube

by redaktor2
06/09/2025
0

Pas zhdukjes së disa projekteve muzikore nga platforma YouTube, Egli Tako ka thyer heshtjen me një reagim të sinqertë dhe...

Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun

Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun

by redaktor2
06/07/2025
0

Fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, Diora Kuci, ka ndarë emocionet dhe pasionin e saj në një intervistë të...

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon f…
  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?
  • “Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sig…
  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.