Në sfidën e dytë mes Dinamos së Batumit dhe Tiranës, janë favoritë vendësit.
Skuadra gjeorgjiane kuotohet për fitore 2.15. Barazimi mes dy ekipeve vlerësohet 3.1. nga ana tjetër, fitorja e Tiranës kuotohet në 3.
Kujtojmë që sfida e parë mes Tiranës dhe Batumit u mbyll 1-1, ndërsa golin për bardheblutë shqiptarë e shënoi Lushkja në minutën e tretë shtesë të lojës. Tirana kërkon të kualifikohet në turin tjetër, ku e pret Beshiktashi turk.