Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tabaku përmes një postimi në Twitter, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi.
Krahas pamjeve, Tabaku shkruan se qëllimi i takimit ishte përshpejtimi i reformave ekonomike, forcimi i integrimit rajonal, masat anti-korrupsion për rritjen e besimit të investitorëve dhe integrimi në BE, etj.
“Takim produktiv me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me planin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi: përshpejtimi I reformave ekonomike, forcimi i integrimit rajonal, projekte komeptitive. Në fokus: Rritja e fondeve, masat anti-korrupsion për rritjen e besimit të investitorëve dhe integrimi në BE”, ka shkruar Tabaku.