• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ndiq Paranë”- Basha takim me mbështetës në Laç: SPAK t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, Rama është njeriu që mban fijet e krimit e korrupsionit

07/18/2023
in Politikë, Slider
“Ndiq Paranë”- Basha takim me mbështetës në Laç: SPAK t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, Rama është njeriu që mban fijet e krimit e korrupsionit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetësit në Laç.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Basha është shprehur se SPAK nuk duhet të ndalet, por t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të inceneratorëve.

Ai ka shtuar gjithashtu se njeriu që mban bashkë fijet e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri është Edi Rama.

Basha ka shtuar gjithashtu se përballja pakompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe vota e emigrantëve janë udhërrfyesi i demokratëve në rrugën për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

Reagimi i Bashës:

Përballja pakompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e emigrantëve janë udhërrfyesi ynë në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni që kërcënon mirëqenien e familjeve shqiptare, i cili është ulur këmbëkryq në zyrat e qeverisë, siç dëshmon afera e Inceneratorëve, është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vendi.

SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të Inceneratorëve, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të çojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre.

Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.

Të gjithë pa përjashtim duhet t’i nënshtrohen hetimit pasuror dhe të lidhjeve me krimin.

E jo vetëm kaq por duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK që të bëhet:

🔘 Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

🔘 Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet të cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

Related

Previous Post

Veliaj inspekton rrugën në Petrelë: Fokusi te Tirana rurale, investimet rrisin ndjeshëm vlerën e pronës

Next Post

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello divorcohen pas 7 vitesh martesë, ja arsyet e ndarjes

Lajme të ngjashme

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh....

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.