• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pas kërkesës për arrest, SPAK kontroll në 7 banesat e Arben Ahmetajt. Zbardh pasuritë që do të vihen nën sekuestro

07/18/2023
in Kronikë, Slider
Pas kërkesës për arrest, SPAK kontroll në 7 banesat e Arben Ahmetajt. Zbardh pasuritë që do të vihen nën sekuestro
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme, SPAK pas urdhrit të arrestimit për ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetajt ku bëhet me dije se ditën e djeshme më 17 korrik ka ushtruar kontroll në 7 banesat e tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

SPAK bën me dije se “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme”.

Sakaq sqaron se ka nisur procedimet për zbatimin e masës së sigurimit pasuror, për sekuestrimin e 6 pasurive të Ahmetajt, nga të cilat 4 janë apartamente dhe 2 llogari bankare.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal  i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë:

  • Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
  • Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Related

Previous Post

Sezoni futbollistik 2023-2024 merr formë, miratohen datat e nisjes së aktiviteteve kombëtare

Next Post

Veliaj inspekton rrugën në Petrelë: Fokusi te Tirana rurale, investimet rrisin ndjeshëm vlerën e pronës

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.