• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj inspekton rrugën në Petrelë: Fokusi te Tirana rurale, investimet rrisin ndjeshëm vlerën e pronës

07/18/2023
in Politikë, Slider
Veliaj inspekton rrugën në Petrelë: Fokusi te Tirana rurale, investimet rrisin ndjeshëm vlerën e pronës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektuan sot punimet në rrugën e re në Petrelë. Veliaj tha se këtë mandat fokusi do të jetë te zhvillimi i zonave rurale të Tiranës, të cilat rrjedhimisht rrisin ndjeshëm edhe vlerën e pronës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në mandatin e dytë, një pjesë e madhe e fondeve shkoi për të përballuar situata të vështira si tërmeti dhe pandemia, por tani kemi mundësinë të fillojmë me zhvillimin e Tiranës. Bashkimi me Tiranën na mundëson që, një pjesë të taksave që vjelim në Tiranë, të kemi mundësinë t’i shpenzojmë për investime në zonat rurale, në kurorën e fshatrave të Tiranës. Kjo është një zonë e cila, tani që do mbarojë rruga, do të jetë vetëm 3 minuta nga autostrada, 7 minuta nga qendra e Tiranës. Nuk po bëjmë vetëm rrugën, nuk po hedhim vetëm asfalt. Për këdo që thoshte ‘jo, po asfalt elektoral, jo, po asfalt për zgjedhje’, e shikon se edhe tani, në zhegun e vapes, jemi të gjithë në terren. Kjo është një rrugë që, jo vetëm ndihmon banorët, por ashtu si kemi parë, edhe rrugët e tjera në Petrelë, aty ku bëjmë një investim, vlera e pronës rritet disa-fish. Rruga që bëmë në Qeha e rriti ndjeshëm vlerën e pronës. Kjo është një formulë ku fitojnë të dyja palët, fitojnë edhe qytetarët, fitojnë edhe banorët këtu, që u rritet vlera e pronës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se teksa qytetarët e Tiranës po bëjnë pushimet e verës, bashkia në bashkëpunim me Qeverinë, po punojnë në çdo cep të kryeqytetit, në mënyrë që kur të kthehen t’i gjejnë punët e mbaruara. “Po bëjmë aksin kryesor të Taganit, nga Ura e Domjes deri këtu. Gjithashtu, po bëjmë sistemimin e kanaleve kulluese. Unë besoj se kush punon me tokën, ka sot një fitore të madhe me ardhjen e ujit dhe kanalizimeve, kush punon me pronat dhe me imobiliaret, ka sot një vlerë më të madhe të pronës, kush punon me shërbimet, do të ketë një aks i cili shkon e vjen shumë herë më shpejt nga Tirana. E di që vera, për shumë njerez, është momenti ku mendojnë pushimet dhe mendojnë sesi do marrim pak kohë nga stresi, kurse për ne të bashkisë, apo të ministrisë, është në fakt koha ku hapim kantieret e punës, se ka më pak njerëz, më pak trafik dhe kur njerëzit janë në plazh, duhet të mbarojnë shkollat, kopshtet, çerdhet, gjithë këto ndërhyrjet”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha: “Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës që na u përgjigj për fondet financiare dhe na e dha mundësinë që të vijmë faqebardhë dhe të përballemi me komunitetin dhe t’i kërkojmë atyre besim dhe në të ardhmen për zgjedhjet e tjera. Nëse vijojmë me këtë ritëm, jam e bindur që do bëjmë shumë punë të tjera për Petrelën”.

Related

Previous Post

Pas kërkesës për arrest, SPAK kontroll në 7 banesat e Arben Ahmetajt. Zbardh pasuritë që do të vihen nën sekuestro

Next Post

“Ndiq Paranë”- Basha takim me mbështetës në Laç: SPAK t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, Rama është njeriu që mban fijet e krimit e korrupsionit

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.