• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Big Brother VIP 3”, kush janë bukuroshet e ekranit që i thanë “jo” ftesës për “reality show”-n

07/22/2023
in Showbiz
“Big Brother VIP 3”, kush janë bukuroshet e ekranit që i thanë “jo” ftesës për “reality show”-n
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Fama e “Big Brother VIP” ende nuk është venitur, megjithatë kurioziteti i publikut është për edicionin e katërt të këtij spektaklit. Teksa aktualiteti i shtypit rozë vijon të jenë personazhet e kaluara të “Big Brother”, organizatorët po fillojnë të bëhen gati për një tjetër “show”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndonëse është ende herët për detajet e para rreth formatit, personazhet herë pas herë kanë treguar nëse janë pro apo kundër pjesëmarrjes së tyre. Të shumtë janë personazhet që e dëshirojnë këtë format për famën dhe benefitet që vetë spektakli jep. Madje, gjatë edicionit të kauar, ka pasur nga ata që e kanë pranuar se e kanë kërkuar vetë të jenë pjesë.

Megjithatë, ka edhe nga ata personazhe që kanë zgjedhur ti thonë jo ftesës për tu bërë pjesë e lojës, pavarësisht popullaritet që i jep ky format. Një ndër to është edhe Eva Murati. E pyetur nëse e sheh veten në një reality shoë si BBV, ajo tha se këtë e ka diskutuar edhe me miqtë e saj, por në “Big Brother” mund ta shohë veten vetëm si opnioniste: “Kur e kam diskutuar edhe me miqtë e mi, mund ta mendoja në rolin e opinionistes, por në rolin e banores nuk e gjej veten”, thotë Eva, duke shtuar edhe faktin që është shumë diplomate si natyrë:

“Jam aq diplomate sa ka gazetarë të caktuar që më thonë “po mirë do të të marrin në intervistë, po e dimë që s’do na thuash asgjë”. Mendoj se kjo pjesa e diplomacisë, ndoshta edhe më ka diferencuar, si për mirë, si edhe për keq ndonjëherë”, u shpreh Eva, duke i dhënë fund zërave se do të jetë një nga personazhet që do të marrë pjesë në edicionin e rradhës.

Nga ana tjetër, edhe Lei Kraja është përfolur vitin e shkuar që do të merrte pjesë. Megjithatë, moderatorja nuk ishte pjesë e lojës, ndonëse me gjasa një ftesë i ka shkuar. Në një intervistë dhënë së fundmi, Lei ka shpjeguar edhe arsyet pse nuk do të ishte pjesë e formatit.

“Unë jam shumë emotive për të qenë pjesë e ‘Big Brother‘. Por, e dashuroj si format! ‘I’am obsessed.’ Mora pjesë çdo natë, duke e ndjekur nga divani dhe duke dërguar vota”, zbuloi moderatorja.

Sakaq më herët, modelja dhe këngëtarja shqiptare Kleoniki Delijorgji ka pranuar se i është bërë ftesa për të qenë pjesë “Big Brother VIP”, por ajo nuk ka pranuar. Sipas saj, nuk është e shëndetshme të qëndrosh me njerëz të panjohur në një shtëpi dhe se gjithashtu ka plane të tjera. Këtë ajo e ka shprehur nëpërmjet një bisede që ka bërë online me ndjekësit e saj.

“Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e BB VIP, por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional. Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë. Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe dhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë”, është shprehur Kleoniki.

Ndërkohë që në ditët në vijim, pritet që të tjerë emra të zbulohet ndër personazhet që do të marrin ftesa. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk do ta zbulojë publikisht nëse i ka thënë po kësaj ftese. Ndërkaq në shtator, pritet të nisin edhe përgatitjet për edicionin e tretë të “Big Brother”, që me gjasa do të vijojë pas tetorit. Deri më tani ajo që dihet është se Arbri dhe Zhaklina nuk do të jenë më opinionist të “Big Brother”.

Deri më tani, vetë Arbri e ka pranuar se nuk do të jetë në sezonin e tretë si opinionist. “Ishte vlerësim nga ana e ‘Top Channel’ ftesa për të më dhënë pozicionin e opinionistit. Ndoshta vjet, meqë ishte hera e parë dhe fillimi ishte pak më e vështirë, por unë jam njeri që mësohem shpejt. Ndoshta ishte edhe më e vështirë për shkak të ngarkesës së madhe që kam edhe te ‘Fundjavë Ndryshe’, si dhe te një program ku gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë, të mos ndikohem nga konkurrentët dhe familjarët e tyre jashtë, që është krejt normale që të shqetësohen për banorët Brenda.

Mendoj se opinionisti është një pozicion i një njeriu që përzgjidhet për të dhënë mendimet e tij, ashtu siç i shikon ai dhe mendoj se asnjë nuk mund të jetë një opionist i përjetshëm, sepse ti konsumohesh dhe njerëzit fillojnë e kuptojnë se kush je ti, çfarë mendimi ke për çështje të ndryshme dhe nuk je më asnjë risi. Prandaj, mendoj se nuk e shoh më veten që të jem më pjesë e programit. Mendoj që s’do jem, sepse edhe fundjava do shumë angazhim”, ka deklaruar Hajdari.

Related

Previous Post

Shkëmbim në aksin Barcelonë-Mançester, dy lojtarë katalanas për yllin e Sitit

Next Post

Skena ‘hot’, dy këngëtaret shqiptare shkëmbejnë puthje në buzë

Lajme të ngjashme

“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës

“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës

by redaktor2
09/08/2025
0

Prej disa kohësh i tërhequr nga jeta publike dhe larg skenës, kantautori Flori Mumajesi ka zgjedhur sërish të komunikojë me...

Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas

Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas

by redaktor2
09/05/2025
0

Arbenita Ismajli ka publikuar një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer detaje të forta nga marrëdhënia e...

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

by redaktor2
09/04/2025
0

Sot, familja e këngëtarit të njohur Bardhi përjeton një humbje të dhimbshme. Artisti ka ndarë me ndjekësit e tij një...

Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e fundit e pushimeve

Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e fundit e pushimeve

by redaktor2
09/02/2025
0

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, e cila njihet për pozat e saj provokuese, nuk i ka kursyer disa poza “hot”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.