• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Radhët në kufi/ Ministri Brendshëm Balla takim urgjent me homologun kosovar Sveçla: Të mos vonohen mërgimtarët kur kthehen në atdhe

07/24/2023
in Politikë, Slider
Radhët në kufi/ Ministri Brendshëm Balla takim urgjent me homologun kosovar Sveçla: Të mos vonohen mërgimtarët kur kthehen në atdhe
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë gjatë ditëve të fundit në drejtimin Shqipëri-Kosovë ka pasur radhë të gjata të mërgimtarëve që kthehen me pushime. Këto radhë krijohen sepse makinat me targa të huaja me përjashtim të mjeteve me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë siguracion për të hyrë në Kosovë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave të Kosovës, është e nevojshme regjistrimi, për të përfituar rimbursimin e siguracionit. Nga ana tjetër shoqatat e siguracioneve deklarojnë të dhëna, që janë të dyshimta. Por ky vendim ka krijuar radhë në kufi. Për të zgjidhur shpejt problematikën, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i ka kërkuar prej javës së kaluar homologut Zveçla, të lehtësohet kthimi i mërgimtarëve kosovarë me makinat e tyre në këtë sezon pushimesh në atdhe. Gjatë takimit, Balla ka kërkuar t’u lehtësohet në maksimum rruga këtyre qytetarëve për në atdhe, e jo t’u vështirësohet.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Komunikimi me gazetarët i dy ministrave të Brendshëm:
Pyetje: Cili është qëllimi i këtij takimi, ndërkohë që ka një fluks të tepruar të hyrje daljeve në kufi, sidomos nga ana e Kosovës?

Ministri Balla: Unë nuk e quajt të tepruar, është një gjë e mirë që ka një shkëmbim shumë të madh në të dy anët e kufirit, mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Arsyeja e këtij takimi është një kërkesa e imja, gjatë fundjavës së kaluar në kontakt me Ministrin Sveçla, të cilin mos u habisni unë do të takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura tashmë të cilat duhet të zbatohen.

Por konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve e jo vetëm, edhe udhëtarëve të tjerë nga vende të ndryshme, të cilët udhëtojnë nga Shqipëria për në Republikën e Kosovës, e për shkak se për të gjitha targat me përjashtim të targave të Shqipërisë do të duhet të pajisën me siguracion, kjo merr një kohë të caktuar, kemi bërë një përllogaritje me ekspertët dhe drejtuesit.

Shqetësimi im është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim nga gjithë Europa e jo vetëm për t’u kthyer, të gjejmë të gjitha mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes Pikës së Kalimit të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër. Ose të gjejmë modalitetet sesi t’i japim një zgjidhje që pajisjen me siguracion, mos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por, një propozim ka qenë, ta bëjnë brenda një kohe të caktuar, sapo hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende p.sh., ka një model që brenda një distance, 50-100 km, ke kohën ose mundësinë për t’u pajisur me këtë siguracion. Mendoj që një prej arsyeve të këtij niveli të lartë të këtij trafiku është pikërisht kjo.

Megjithatë unë kam shumë besim që Ministri, kolegu im Sveçla, do të gjejë një zgjidhje. Kjo edhe në komunikim me Ministrinë e Financave, sepse ju e dini që nuk bëhet fjalë, pra nuk ka pengesë nga dy policitë tona. Por, këtu është fjala për një çështje do ta quaja administrative. E thashë, ky është shqetësimi për të cilin jemi takuar dhe unë kam shumë besim që do ta zgjidhim.

Pyetje: A pate ndonjë vërejtje, Kryeministri Edi Rama e ka anuluar mbledhjen, për ministrin Sveçla, cili është raporti pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive?

Ministri Balla: Mërgimtarët presin prej nesh të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Unë mendoj që do ta gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Sa për çështjet e tjera kemi kohë të flasim dhe natyrshëm ajo që i takon dy ministrave, është të zbatojnë marrëveshjet për të cilat kryeministrat kanë firmosur. Faleminderit.

Ministri Sveçla: Me kënaqësi shfrytëzova rasti për të takuar Ministrin Balla, që, së pari, t’i uroj punë të mbarë e suksese në misionin e tij. Ne kemi shumë marrëveshje, të cilat janë të nënshkruara mes dy ministrive dhe po punojmë intensivisht që të gjitha ato marrëveshje të implementohen edhe në realitet.

E keni parë që si rezultat i marrëveshjes për kalim të lehtësuar në pikat kufitare, tashmë nuk kemi shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, me targa të këtyre vendeve, të cilët presin në radhë.

Problemi apo vështirësitë që kemi tash, është me mërgatat tona, të cilët vijnë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, për pushimet e tyre. Ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona, t’iu shërbejmë shpejt, me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi.

Biseduam edhe me ekipet tona, zgjidhje ka. Patjetër që ka një vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe unë besoj se shumë shpejt do të vërehen ndryshime të rrënjësishme.

Pyetje: Variante pas gushtit, pasi të mbarojë sezoni, se vera iku?!

Ministri Sveçla: Jo, assesi, ne tashmë, është hera e dytë, për disa ditë që unë jam këtu. Ka tashmë përmirësime, por po flasim për zgjidhje tash, menjëherë.

Related

Previous Post

Problemet gjatë zgjedhjeve të 14 majit dhe në Rrogozhinë, Celibashi: Komisionet e votimit të mos përbëhen vetëm nga persona që i caktojnë partitë

Next Post

Inspektorë të IKMT-së shoqërohen në policinë e Tiranës, ja arsyet

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.