• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Dikur i kishit dhëmbët si rrasa varri, tani e keni rilindur gojën dhe kafshoni kudo”- Kronika satirike e Gjekmarkajt për fjalën e Ramës në Asamble: Kur dukej se Çuçi po nisej për në Had, Babo i thotë…

07/27/2023
in Opinion, Slider
“Dikur i kishit dhëmbët si rrasa varri, tani e keni rilindur gojën dhe kafshoni kudo”- Kronika satirike e Gjekmarkajt për fjalën e Ramës në Asamble: Kur dukej se Çuçi po nisej për në Had, Babo i thotë…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pjesa e dytë e fjalimit sekret që Babo mbajti në Asamble!

Pizevengjer, zuzarë, teveqelë!

Vite më parë kur ju kam njohur pershtypje të madhe më kanë bërë dhembet tuaj çatall diku si rrasa varri në lendinë, tjeter kund si gur mulliri ndanë një perroi. Tani të gjithë e keni urbanizuar e rilindur gojen, i keni lemuar e mprehur dhe me ta po kafshoni kudo në veri në jug, në breg, në fushë në mal aq sa na e keni bërë Spakun si sekretariat partie dhe burgun si kamp verimi. Ju plaçin sytë ju plaçin. Edhe pse keni lekurë derri dhembet e mia janë prej ujku dhe para së të më kafshoni mua ju bëj unë fertele.

Jyrgys Çyrbja ndihej më i begenisur në këtë terror. Atij Babo i kishte dhnë një liske (thuper) dhe më të në dorë ai vët vët kopaniste ndonjë që humbiste fillin e vemendjes. Pa duke qeshur Eni Xaken po nuk i bëri dora në vënd të saj i ngjeshi dy të mira Klevis Xhoxhit bashkë me qortimin -degjo aty!

Nderkohë Babo fliste: Batakçinj, prej ditesh rrini me njëri tjetrin dhe shikoni harten e botes në cilat vende nuk ka ekstardim.

Ziheni kush do shkojë në Dubai e kush në Paraguai po me keto duar more do ju kap edhë në vrimë të miut po u fshehet. Ministrushet dhe ministrushët e mi shohin filxhan, i kanë mbushur defteret e zyrave me njolla  e rrathë kafeje të kthyer, do na heqë sot do na heqë neser.  Grupi gjithashtu hargaliset do më vërë mua do vërë atë. Në djall morë do ju çoj -firauner. Def nga sytë do tu bëja që sonte po nuk dua tu jap kenaqesi atyre që thanë se do ju shporr. Inisitaivat i mar vetë në këtë vend. Po këtu jemi edhe neser edhe pasneser e gjatë është stina. Do ta kujtoni Tepelenen e Bënçen.

Po ju lajmeroj se mos më bëni si Delina që e shkarkova dhe kapej për këmbet e tavolines. Nuk dua  të ik nuk dua të ik pata frikë se plas nga vapa ndaj e shtyva ca ditë që të ketë shoqeri.

Zorzopë!

Në këtë moshe e me kaq eksperiencë nuk besoj që habia do të trokiste perseri mbi mua. Por gabuar qenkam. Barku juaj si hauret e nëmces ska fund e fillim. Ai mbetet labirinthi më i madh i bashkohësisë.  Aty gjëndet harta e vertetë turistike. Ai nuk ka sinore as malore, është i gjithi gropë, teposhte aqësa ska Dante e Virgjil me kandil në dorë që merr guximin të kalojë neper të se mbesin pa dritë e thyejnë qafen. Aty ka perfunduar e gjithë Shqiperia. Në atë bankë ka paratë, në ate burg të tashmen.

Qafira!

Mos mendoni se ja hodhet paq. Palester, do ju bëj, gjimnastiken që nuk jua merr mendja. E mbani mend kur pinit vere lundre nga ajo e hapura dhe kerkonit të me mbushinit  mendjen se ajo e Beratit është më e mira në Botë?  E mbani e mbani ju mos u bëni meit?! Tani flisni si të sterholluar mendimi  për ato të Toskanes dhe Burgonjes  po kur ti kerkoni në meny restorantesh do gjeni shishen 313 bërë në vreshtat e Drenoves apo të Fierit. Atë nuk do e pi unë ju do ta pini more qerratenj.

“Deka kapak ari, deka kapak ari” mermeriste Ulsiu si në kllapi. Babo e degjoi dhe ja ktheu edhe ajo do vijë një dite por varet në zgjidhni që të mberrijë me nder apo me turp.

Pandeli Majko ja kishte zili Moisi Golemit që e kishin rrjepur dhe kriposur në Stamboll. Më me fat ai që ra në kasapë profesionistë i fliste në vesh Mimi di Puccini sesa ne të liskosemi nga Çyrbja. Mimia leshoi një shkundullimë ufff bëëërrrr. Të keqen mos e thuaj dy herë se alivanoset Etilda.

Zuzarë!

Le të kthehemi tek Partia sokelliu Babo dhe shikimi si rrufe ra mbi Damon. Po ti ç’bën aty i tha ? Hiç ore po rri në mbledhje po degjoj si të tjeret! Hëëm. Hiç? Të kam shkarkuar pra, peshtyva u tha dhe je ënde aty të piu e zeza. Dil jashtë! Nuk dua oree tha Damo. Nuk dal. Babo me vrap ju turr. Vrap Damo vrapo Babo neper sallë. Kapeni more të paudhin kapeni more. Nuk më ze njeri me dorë tha Damo unë jam si Vojo Kushi dhe nga dritarja kerceu e ra në pishinë. Nga aty neper bregore zbriti në qytet, i lagur por gjallë.

Veziri i madh Tao i bekuar nga levdatat që mori nga Babo ferkoi gushen dhe në latinisht leshoi maksimen  “qua fugiunt hostes via munienda est”. Ju kujtua ajo dite që Babo e lejoji të mbeshteste koken në gjoksin e tij. Atë feston si ditelinje.  Elisa edhe pse u mburr prej tij nuk shfaq gazi në simfoni. Shtatë sekretaret e vegjel iken nga sytë këmbet. Blerina hoqi takat dhe u ndie më e lehtesuar zbathur. Etjeni në shendet bëri si bëri paçka se ju mbajt fryma në dy sekonda u ngjit te lapidari në Sauk. Kur qetesia u vendos Babo mori fjalen dhe e tundi perseri!

Teveqelë!

Akademia e partisë ku është, veprat dhe mendimi i saj ku, idetë për të ardhmen, risitë?

Ajo nuk funksionon dhe kjo është e rënde.  E keni shnderruar në akçihane. Madje i këni dhënë diplomë edhe Safetit.  Akademiket Ragip Suli me kemishë të kuqe, Termet levendi, Frida Krifca, Niko Nikoqiri, Bujari i Lushnjes, Ismet Beqiri, Dilo Nasufi, Xhemal Qefalia, Nasip Naço, Tezja dhe Bora ngrinë sikur të kishin një jetë nën akull.  Të tjeret u struken. Babo kerkonte me sy Kosten e Gramozit dhe të Lindites si akademik i vertete që është po ai virani nuk u gjet.

Për ta pyetur ç’literaturë u ke dhënë? Në Bibliotekë ç’bëjnë?  Atehere Akademinë ja besoi Klosit bashkë me partinë. Ai tha më vete më mirë të më bëntë minister po hajt më mirë një vezë sot se një pulë mot, më mirë se asgje.

Atëherë kur dukej se Çuçi po nisej për në Had, Babo i thotë dale ku vete ti, eja bëhu kryetar grupi dhe e keshilloi ruhu nga shikimet e ëmbla të Jorides dhe Gaz Bardhit se nga ai që shkruan s’të vjen ndonje e keqe se ai aq di aq thotë, për një qyfyre djeg jorganin. Po nga Luli pyeti Bledi? Jo jo ai është yni, shkembe shikime me të, djali tonë ay, shyqyr që e kemi evlanë. Mbledhja u mbyll me një propozim të Arben Pellumbit që gjet miratimin e Babos “secili prej nesh të vijë me propozive konkrete vetëndeshkimi, si akt ndaj Babos, partisë dhe popullit se keshtu po e lodhim po e plakim që na shoftë morta na shoftë”.

Related

Previous Post

Euro fiton terren, shënon tjetër rritje të fortë përballë monedhës vendase

Next Post

Hapen aplikimet e maturantëve për në universitet/Ministrja Kushi mesazh maturantëve: Përfitoni nga mundësitë e ofruara për ju

Lajme të ngjashme

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon

by redaktor2
07/03/2025
0

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes...

Taulant Balla në Kuvend: Janë trefishuar eksportet bujqësore, synojmë 1000 njësi agroturizmi

Taulant Balla në Kuvend: Janë trefishuar eksportet bujqësore, synojmë 1000 njësi agroturizmi

by redaktor2
07/03/2025
0

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se qeveria ka shënuar përparim të ndjeshëm në bujqësi...

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali

by redaktor2
07/03/2025
0

Petrit Çela, babai i Suel Çelës ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare
  • “Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm”, Veliaj: Tirana ka ditur t’i nderojë ata që kanë dh…
  • “Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?
  • Aksident te Rruga e Arbërit/ Humbi kontrollin e automjetit, plagosen dy persona
  • Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndet…
  • Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.