• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Projekti Korridori i 8-të, Xhaçka nga Italia: Do të ndihmojë në kthimin e Adriatikut dhe rritjen e zhvillimit ekonomik

07/27/2023
in Politikë, Slider
Projekti Korridori i 8-të, Xhaçka nga Italia: Do të ndihmojë në kthimin e Adriatikut dhe rritjen e zhvillimit ekonomik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka është duke u prononcuar në një takim katërlateral në Brindizi në kuadër të Projektit Korridori 8.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja tha se ky projekt nuk është thjesht një projekt infrastrukturor por mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi. Në takimin me homologët e saj italian, të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ministrja thotë se kësaj ideje do i shkohet deri në fund pasi konsiston në një transformim të gjendjes sonë ekonomike.

Fjala e Ministres Xhaçka në Konferencën për shtyp në Brindizi:

Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Itali, por ndërkaq ndihemi edhe me mirë kur punojmë ngushtësisht së bashku në promovimin e një axhende që është në dobi të të gjitha vendeve tona.

Dua të nënvizoj që në fillim se jemi shumë të kënaqur me seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin qeveria italiane dhe personalisht ministri Tajani po punojnë për ta bërë Italinë gjithnjë e më të pranishme në Ballkan, në linjë me mesazhet e Kryeministres Meloni.

Siç e dini te gjithë, marrëdhëniet shqiptaro-italiane janë të shkëlqyera sepse këto janë marrëdhënie të mbështetura në një miqësi të thellë dhe të sinqertë mes njerëzve tanë.

Marrëdhënia jonë ka marrë një dimension edhe me strategjik nën rrethanat aktuale gjeopolitike nisur nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimin që ajo përfaqëson për sigurinë evropiane dhe atë të Ballkanit Perëndimor.

Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë kërcënim, mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin tonë, është përmes bashkëpunimit, përmes integrimit, duke punuar së bashku për të çuar përpara një agjendë të përbashkët shkëmbimesh, projektesh, zhvillimesh.

Jemi shumë të kënaqur sot që Korridori VIII po merr kaq shumë vëmendje dhe që ka kaq shumë angazhim për ta kthyer këtë ide në realitet.

Historikisht Brindizi, Bari dhe Pulia kanë qenë për ne porta e Perëndimit drejt Europës dhe nga ana tjetër Shqipëria, Durrësi dhe Vlora kanë qenë gjithmonë për Italinë porta e Ballkanit dhe Lindjes.

Por Korridori VIII që po diskutojmë sot është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor. Sepse ajo çka po diskutojmë dhe po punojmë sot është Korridori VIII i përkthyer si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi, që do të ndihmojë në shndërrimin e detit Adriatik në kuptimin e plotë të fjalës në det që na bashkon dhe transformon situatën ekonomike dhe potencialin e zhvillimit të hapësirës sonë dhe do të na lejojë të shfrytëzojmë plotësisht të përbashkëtat dhe sinergjitë që ekzistojnë në të dy brigjet e Adriatikut dhe deri në Detin e Zi.

Jam shumë e inkurajuar nga takimi katërpalësh, nga përkushtimi i të gjithë partnerëve, Italisë dhe Bullgarisë si anëtarë të BE-së, por edhe Maqedonisë së Veriut dhe jam e sigurt se nëpërmjet përpjekjeve tona, do ta avancojmë këtë ide deri në përfundim të saj, në dobi të vendeve dhe popujve tanë.

Investime të këtij lloji janë thelbësore për ta bërë perspektivën e BE-së të prekshme për qytetarët tanë, bizneset dhe shoqërinë civile me përfitime konkrete. Shqipëria kryeson këtë vit Procesin e Berlinit dhe ne synojmë të bëjmë forcimin e ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe pikërisht për këtë temë kryesore që po diskutojmë sot një nga fushat kryesore apo një nga temat kryesore të Samitit në tetor. Në mendimin tonë, fokusi i Procesit të Berlinit duhet të jetë arritja e përputhshmërisë ekonomike me standardet e BE-së. Kjo është thelbësore për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë në këtë periudhë të trazuar për sigurinë evropiane dhe globale.

Në këtë kontekst sfidash të sigurisë, ne kemi nevojë që BE-ja të ruajë vrullin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Prandaj, Korridori VIII është një korridor që do të na bashkojë, do të jetë edhe një korridor sigurie. Ne të gjithë e mbështesim dhe do të punojmë bashkarisht për ta avancuar atë sa më shpejt.

Related

Previous Post

Të shtunën Maratona Ndërkombëtare, bllokohet aksi Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec

Next Post

Zbërthehet roli i anëtarëve të grupit, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit. Ish-shefi i Operacionales prishi provat

Lajme të ngjashme

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

by redaktor2
05/16/2025
0

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se KQZ ka pranuar kërkesën e PS dhe ka vendosur...

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me diferencë të ngushtë për një karrige në Parlament

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me diferencë të ngushtë për një karrige në Parlament

by redaktor2
05/16/2025
0

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 1272 kuti votimi nga 1282. Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 11 kutitë e...

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit me mbi 2 mijë vota

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit me mbi 2 mijë vota

by redaktor2
05/16/2025
0

Jorida Tabaku ka thelluar rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit, me të cilin është në garë të fortë për mandatin e 13-të të Qarkut...

“Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

“Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

by redaktor2
05/16/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit, Berisha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
  •  Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari
  • “Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e g…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.