• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Raporti i DASH për Shqipërinë, Tabaku: Promovohen monopolet. Qeveria e ka çuar vendin në këtë derexhe

07/27/2023
in Politikë, Slider
Raporti i DASH për Shqipërinë, Tabaku: Promovohen monopolet. Qeveria e ka çuar vendin në këtë derexhe
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Komisionit te Integrimit, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili nënvizon disa problematika të klimës së të bërit biznes në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Deputetja demokrate u shpreh se klima dhe mikpritja e biznesit janë ende të vështira për shkak të problematikave të pazgjidhura për më shumë se një dekadë, teksa renditi 5 fakte, ku mes të cilave shkroi se “sipërmarrjet në vend hasin në një sistem të korruptuar që promovon monopole dhe oligarki”.

Tabaku theksoi se “nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri dhe mazhorancë që ka sjellin vendin në këtë derexhe. Prej dhjetë vitesh vazhdojnë të trajtojnë korrupsionin si një sajesë e opozitës”.

Reagimi i plotë
Skaneri i investimeve dhe investitorëve sot bëhet nga raporti i DASH përtej çdo propagande qeveritare. Raporti është një realitet që e përjetojnë në terren bizneset e investitorët e huaj.

Shqipëria ka përjetuar një rritje të numrit të investitorëve nga SHBA, por raporti i Departamentit të Shtetit vërteton se klima e biznesit dhe mikpritja e biznesit janë ende të vështira për shkak të problematikave të pazgjidhura për më shumë se një dekadë. Fakt: Sipërmarrjet në vend hasin në një sistem të korruptuar që promovon monopole dhe oligarki, duke bërë këtë vend pak tërheqës për investitorët e huaj.
Fakt: Ligji Investimeve Strategjike favorizon vetëm një grup të vogël biznesesh lokale dhe jo investitorët e huaj.
Fakt: Skema e PPP-ve (Partneriteti Publiko-Privat) është ideuar për të shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të përfituar të korruptuarit në qeveri dhe ortakët e tyre, dhe jo për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Fakt: Politikat fiskale nuk ndihmojnë sipërmarrjen dhe bizneset, por përkundrazi lehtësojnë monopolet dhe oligarkët, duke ngarkuar me tatime dhe taksa 95% të bizneseve dhe shqiptarëve.
Fakt: Korrupsioni është një problem shqetësues, veçanërisht në prokurimet publike, dhe kjo situatë është vërtetuar nga raporti i Departamentit të Shtetit. Skemat e amnistisë fiskale përshkruhen si përfitime të paligjshme për të korruptuarit, duke ndikuar negativisht në qytetarët dhe sipërmarrjet e ndershme.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të sigurojë siguri dhe politika fiskale pro biznes për të tërhequr investitorët e huaj. Sipërmarrësit strategjikë duhet të kenë mundësi të përfitojnë nga ekonomia e tregut dhe konkurrenca. Kjo do të ndihmonte në zhvillimin e vendit dhe në shfrytëzimin e mundësive ekonomike për të gjithë qytetarët dhe sipërmarrjet.

Nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri dhe mazhorancë që ka sjellin vendin në këtë derexhe. Prej dhjetë vitesh vazhdojnë të trajtojnë korrupsionin si një sajesë e opozitës, kur faktet flasin qartë dhe pastër për aferat që kanë përfshirë qeverinë. Nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri që refuzon propozimin e dërguar në Parlament nga Grupi Parlamentar i PD për të shpallur Luftën Kundër Korrupsionit si prioritet kombëtar dhe që refuzon të miratojë ligjet e propozuara nga ky grup kundër korrupsionit.

Related

Previous Post

Zbërthehet roli i anëtarëve të grupit, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit. Ish-shefi i Operacionales prishi provat

Next Post

Qytetet më të jetueshme në botë për vitin 2023

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.