• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Klering” me jetën! Përgjimet fundosën grupin kriminal, Martinaj porositi vrasjen e Boriçit, në këmbim premtoi ekzekutimin e Musabelliut 

07/28/2023
in Kronikë, Slider
“Klering” me jetën! Përgjimet fundosën grupin kriminal, Martinaj porositi vrasjen e Boriçit, në këmbim premtoi ekzekutimin e Musabelliut 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të vitit të kaluar, ishte i interesuar për vrasjen e Gjin Boriçit. Ai ia ngarkoi këtë detyrë Behar Bajrit, një prej pjesëtarëve të grupit kriminal me bazë në Dobraç të Shkodrës. Vrasja e Boriçit u krye të gusht të 2020 në Vaun e Dejës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Martinaj, fati i të cilit mbetet mister, nuk dha asnjë qindarkë për shërbimin që mori, por në këmbim mori përsipër të vriste Kleanth Musabelliun, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka, që kishte një konflikt të hapur me të, pasi më herët gjatë një debati ish-oficeri i Shërbimit të Kontrollit në Burgje e kishte plagosur atë.

Kështu rezulton gjatë hetimit të SPAK, që u finalizua dy ditë më parë me arrestimin e 6 të dyshuarve, mes tyre biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe shpalljen në kërkim të 9 të tjerëve.

Hetimet nisën 7 muaj më parë, pasi autoritetet franceze i sollën SPAK fashikuj të tërë ku ishin zbardhur bisedat mes të dyshuarve në aplikacionet SKY dhe “ENCroChat’ ku ata flisnin hapur për vrasje, plane për të kryer atentate, korrupsion e krime të tjera. Në këtë hetim SPAK bashkëpunoi dhe me hetues belgë e holandezë.

Konkretisht, Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka e Behar Bajri flisnin për vrasjen e Boriçit dhe planin për të ekzekutuar Musabelliun. Një moment, Behar Bajri e informon Gjokën se kishte gjetur vrasës të huaj, por kërkonin 100 mijë, duke nënkuptuar 100 mijë euro.

“Jepi edhe 120  po të jetë nevoja, vetëm të kryhet”, i përgjigjet biznesmeni.

Në komunikimet mes të dyshuarve janë zbuluar se ata kanë folur me detaje për planet e atentateve, madje kanë dërguar dhe pamjet e vrasjeve, ndërsa rezulton se në rastin e Gjin Boriçit pasi e ekzekutuan, ata i shkruan edhe në varrim.

Në listë për të vrarë nga anëtarët e grupit kriminal sipas SPAK kishin renditur dhe emrat e Ibrahim Licit, mikut të tij, Dorian Duli dhe Genc Tafilit. Këtu del në skenë edhe Ardit Hasanbega, ish-zyrtar i policisë në Shkodër, që dyshohet se siguroi kushte për vrasjen e Ibrahim Licit, vrasje që nuk u krye.

Po ashtu zbulohet edhe përfshirja e Prekë Kodrës, një personazh problematik në botën e krimit. Grupi sipas SPAK po krijonte kushtet për të ekzekutuar edhe Taulant Pepajn. Në këtë episod përshihet direkt Elion Hato, miku i Ervis Martinajt.

Ndërsa, prokurori Xhevahir Lita ka komunikime me anëtarë të grupit me qëllim që ata të mbyllnin hesapet me drejtësinë. Ndërsa Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje e sekreteve, pasi ka favorizuar Pëllumb Gjokën në biznesin e lojërave të fatit dhe e informonte atë për aksionet policore.

SPAK thekson se gjatë kontrollit të 26 banesave dhe ambienteve të ndryshme janë gjetur e sekuestruar armë të ndryshme zjarri, maska, pajisje elektronike monitorimi, servea dhe kamera, përmes të cilave monitoroheshin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, shuma të konsiderueshme parash dhe automjete.

Related

Previous Post

Hapen aplikimet e maturantëve për në universitet/Ministrja Kushi mesazh maturantëve: Përfitoni nga mundësitë e ofruara për ju

Next Post

Rama publikon pamje nga mbledhja e qeverisë në Tepelenë: Reflektim e qarkullim idesh

Lajme të ngjashme

Megaoperacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e grupit që shpërndante kokainë, SPAK njoftim zyrtar

Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

by redaktor2
08/20/2025
0

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra....

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

by redaktor2
08/20/2025
0

Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë
  • Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?
  • Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim
  • Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në sel…
  • Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet t…
  • Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.