• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ligji për investimet strategjike duhet të ishte zhbërë”- Tabaku: Është miratuar projekti i oligarkut rus dhe i njërit prej të arrestuarve nga SPAK! Tregu ka nevojë për reforma strukturore

07/28/2023
in Politikë, Slider
“Ligji për investimet strategjike duhet të ishte zhbërë”- Tabaku: Është miratuar projekti i oligarkut rus dhe i njërit prej të arrestuarve nga SPAK! Tregu ka nevojë për reforma strukturore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ligji për investimet strategjike duhet të ishte zhbërë. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku ka shpalosur vizionin për një Shqipëi të pastër nga korrupsioni dhe paratë e pista.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Tabakut, ligji për investimet strategjike nuk i ka ofruar ekonomisë asnjë hop cilësor dhe asnjë investim real përpos trojeve publike për oligarkinë.

Deputetja demokratike deklaroi se është ulëritëse të mendosh që ky ligj ka miratuar 36 projekte mes të cilëve projektin e oligarkut rus Deripaska dhe gjithashtu një tjetër projekt të një eksponenti të Grupit të Strukturuar Kriminal arrestuar dje nga SPAK.

“Ekonomisë i duhet konkurrenca dhe ku të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, thotë Tabaku duke theksuar se tregu ka nevojë për reforma strukturore.

Reagimi i Jorida Tabakut

Vizion për një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe paratë e pista!

Në dhjetor të vitit të shkuar, prezantova një paketë ligjore antikorrupsion me qëllim të luftës kundër korrupsionit dhe favorizimit të parave të pista në projekte publike dhe private, siç janë inceneratorët. Për 6 muajt e fundit, kam prezantuar propozimet e mia në komisione, duke ndërmarrë hapa konkretë si mund të kemi sukses në luftën për pastrimin e parave dhe parandalimin e infiltrimin e tyre në ndërtim dhe projektet strategjike.

Një nga ligjet që u përpoqa të ndryshoj, qe ligji për investime strategjike. I njohur si një ligj që favorizon disa kompani dhe përfitues kryesorë të tenderave dhe kontratave publike, ky ligj duhet të ishte zhbërë, pasi e  vlerëson të drejtën e pronës, por mbi të gjitha duhet të kishte përfunduar se mbasi është shtyrë 4 herë nuk i ka ofruar ekonomisë asnjë hop cilësor dhe asnjë investim real përpos trojeve publike për oligarkinë.

Por, kërkesa ime për ta përfunduar misionin e padrejtë të këtij ligji nuk u votua nga parlamenti dhe mazhoranca Socialiste. Të mendosh që ky ligj ka miratuar 36 projekte mes të cilëve projektin e oligarkut rus Deripaska dhe gjithashtu një tjetër projekt të një eksponenti të Grupit të Strukturuar Kriminal arrestuar dje nga SPAK, është ulëritëse.

Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të punojmë për të krijuar një ambient të përshtatshëm për biznesin dhe të rrisim transparencën në tendera dhe kontrata. Propozimet nuk qenë vetëm se një përpjekje për ta rikthyer tregun nga monopoli tek konkurrenca, nga mbretëria e parave të pista në Shqipërinë e tregut të lirë dhe nga investime strategjike preferenciale në investimet strategjike të investitorëve realë që prodhojnë rritje ekonomike jo lavatriçe periferike.

Sot, ekonomisë i duhet konkurrenca dhe ku të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Është koha të pezullojmë ligjet që i favorizojnë ata të përfshirë në krime dhe të përqendrohemi në reforma që do të ndryshojnë tregun në mënyrë të qëndrueshme.

Pasi sot më shumë se kurrë, tregu ka nevojë për reforma strukturore, ka nevojë për ndryshim të sistemit. Ka nevojë të rikthehet besimi në institucione i cili është pertokë sa prej korrupsionit por dhe prej favorizimeve, sa prej ligjeve speciale e sa prej interesave te veçanta të pakicës!

Related

Previous Post

“Kriminalizimi i qeverisë, përgjegjësi e Ramës”- Vasili: Konstatimet e Dhomës Amerikanë të Tregtisë për korrupsioni, të rënda

Next Post

A do donte Kylie që vajza e saj të bënte gjoksin? Ja përgjigja e saj

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.