• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Inteligjenca artificiale/ Rama: E-Albania do t’ju flas me zë dhe figurë

07/29/2023
in Politikë, Slider
Inteligjenca artificiale/ Rama: E-Albania do t’ju flas me zë dhe figurë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë foli për mediat ndërsa u pyet se si përkthehet dhe çfarë synon koncepti e vetërefomimit në qeveri dhe në PS. Shefi i qeverisë theksoi se riorganzimi i PS-së shkon në funksion të rritjes së eficencës, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ne gjithmonë kemi tendencën t’i lidhim reformat me njerëz, me persona, me lirime, emërime apo me shkarkime, por vetëreformimi është më i gjerë se sa kaq. Është një rikonceptim dhe një riorganzim i procesit qeverisës në funksion të rritjes së eficencës, rritjes së kapaciteteve për të arritur rezultate më të mira dhe të qëndrueshme”, tha Rama.

Rama foli se me ministrat kanë diskutuar për një sërë temash dhe sfidash, me të cilat duhet të përballet Shqipëria në funksion të së ardhmes.

“Rritja e interesit të investitorëve të huaj dhe tani nuk flasim pvetëm për projekte të fokusuar në sektorin e energjisë, por këtu flasim për investitor të mëdhenj në turizëm, në fushën e teknologjinë, të cilët deri pak vite më parë nuk do ta konsideronin fare Shqipërinë për të zgjeruar biznesin e tyre”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se një tjetër sfidë e madhe për Shqipërinë është rritja e cilësisë së krahut të punës. Ai u ndal edhe tek forcimi i monedhës kombëtare, ndërsa theksoi se ky trend forcimi është një sukses.

“Sfida kryesore është rritja e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk mund të konkurrojë më me krahun e lirë të punës. Një lekë i fortë në këtë moment dhe në këtë kohë është sukses, kur një lekë i dobët do na kishte sjellë një dhimbje koke, por nga ana tjetër duhet kuptuar se është një alarm për sektorin fason ku nuk mund të vazhdohet më duke përsëritur të njëjtën gjë dhe duke pritur rezultate ndryshe. Reformë tjetër në arsim, për të thelluar më tutje një proces, ku ne nuk mund të mos jemi të përgatitur përballë kësaj kohe të re, lëvizjet demografike, rënie të lindshmërisë, ndryshime që ndodhin edhe vetë brenda teknologjisë”, tha ai.

Më tej, Rama tha se edhe platforma e-albania po i nënshtrohet ndryshimeve dhe do të sjellë risi në shërbim të qytetarëve. Ai theksoi se kjo platformë shërbimesh do t’ju flasë qytetarëve me zë dhe figurë dhe do jetë efikase në zgjidhjen e çështjeve.

“Platforma e-albania do të komunikojë me qytetarët njësoj si chat gpt dhe këtë proces do ta shtrijmë edhe në drejtësi. E-albania do t’ju flas me zë dhe figure përmes inteleigjencës artificiale. Kjo do të rrisë transparencën dhe do informojë publikun”, tha Rama.

Related

Previous Post

SHBA paketë 345 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Tajvanit

Next Post

“Sulme të dhunshme, tentativa vrasjeje, korrupsion dhe trafik droge”, Reuters: Rrëzimi i Encrochat çoi në 6500 arrestime nga Europol, si u zbuluan 115 mln biseda kriminale

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.