Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë.
Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Dhe që prej asaJ kohe, çifti nuk janë parë më krah njëri-tjetrit duke shtuar më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre kishte shkuar drejt ndarjes.
Mirëpo së fundmi, këngëtarja i ka dhënë fund zërave për ndarje pasi ka publikuar një foto ku shfaqet krahë bashkëshortit dhe familjarëve të saj teksa ndodhen me pushime.
“Family time”, ka shkruar Adelina krahas fotos duke i dhënë kështu fund të gjitha aludumeve se marrëdhënia e saj me avokatin është në krizë.






