• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Letra drejtuar Begajt për projektligjin e Akademisë së Shkencave që i zgjat mandatin Gjinushit, akademiku Fuga: I bindur se presidenti nuk do e dekretojë

07/31/2023
in Politikë
Letra drejtuar Begajt për projektligjin e Akademisë së Shkencave që i zgjat mandatin Gjinushit, akademiku Fuga: I bindur se presidenti nuk do e dekretojë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, ka shprehur bindjes se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk do ta dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komentet Fuga  ka folur më në detaje për letrën që i ka dërguar pak javë më parë Presidentit Begaj për këtë çështje.

Ai shtoi se në letrën që i ka dërguar presidentit ka paraqitur argumenta dhe fakte se përse ligji i cili i zgjat mandatin Skënder Gjinushit në krye të ASH-së, nuk duhet të dekretohet.

Fuga tha se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe sipas tij, anëtarët e Kryesisë të cilët kanë votuar për këtë projektligj, janë në konflikt të hapur interesi.

“Deri tani nuk ka pasur një reagim pas letrës së dërguar. E kuptoj që nuk është Presidenti që merr postën dhe lexon në vijë të parë të gjitha letrat, mendoj se janë juristët e presidencës dhe besoj se me seriozitet do ta shqyrtojnë atë.  Në këtë fazë nuk është më çështja e Akademisë, por si funksionon Kuvendi. Është çështje e ligjbërjes në Shqipëri. E kam ndjekur procedurën hap pas hapi, dhe tematikat më kanë lënë me gojë hapur.

Në rregulloren e Kuvendit thuhet se çdo propozim për ndryshimin e një ligji duhet të shoqërohet me një relacion, ku të sqarohet pse kërkohen këto ndryshime dhe pse sjellin përmirësim të objektivave. Unë kam studiuar relacionin që kanë paraqitur dy deputetët, Beqiraj dhe Koçi. Nëse një redaktor, apo qoftë dhe një student i drejtësisë, në këtë relacion gjen një argument pse duhen këto ndryshime, jam gati të dorëzoj diplomat, titujt e profesorit, të akademikut…Nuk ka asgjë!

Nuk u kuptua si Kuvendi pranoi një relacion ku nuk ka asnjë argumentim mbi bazën që kërkon rregullorja e vetë Kuvendit. Unë si akademik them ‘i besoj Kuvendit që nxjerr ligjet’, dhe habitem si Kuvendi nuk zbaton ligjet.

E dyta i them Komisionit dhe deputetëve që shqyrtuan paraprakisht deri sa pr/ligji të shkojë në seancë, i them se ky propozim shkel kushtetutën, parimet bazë të logjikës. I mori në shqyrtim ndonjë deputet? Nuk është bërë as relacion për seancën plenare, që e kërkon rregullorja. E treta është që në seancën e Kuvendit, me rend dite nuk ishte vendosur të shqyrtohej pr/ligji, është futur jashtë  axhendës. Si është e mundur që në Kuvend kalojnë këto shkelje të rregullave mbi bazën e të cilit ne bëjmë ligje?! Atëherë, ndodh sepse nuk ka ndarje mes politikës dhe shkencës… Dhe nëse pushtetet nuk janë të ndara dhe nuk kontrollojnë njëri-tjetrin, në një shoqëri ku është vota mbi ligjin, kjo shoqëri mbaron në një turmë.

Ndaj i kam vënë atë titull letrës… Ta lëmë Akademinë, është çështje dytësore, këtu po shkelet ligji.  Politika ka ndërhyrë sa herë ka dashur, pra nuk e lë Shkencën të funksionojnë mbi bazën e rregullave të veta.

Besoj se Presidenti nuk do ta dekretojë këtë ligj, jam i bindur. Nuk jam duke bërë blofin kur them se jam i bindur. Jam kaq i sigurt në argumentet që kam dhënë, në ato 20 faqe relacion që i kam paraqitur, sa them se me respektin që kam për ata juristë, po t’i lexojnë janë aq të qarta dhe aq të sigurta ato argumente… Sepse shkelet Kushtetuta! Mendoj se Presidenti nuk mundet dot, të thotë që unë ‘këto shkelje nuk i vë re’. Sepse po tha këtë, nuk mendoj se Presidenti është gati të sakrifikojë detyrën e vet për një ligj për Akademinë e Shkencave, për gabime fëminore, naive të dy deputetëve, të cilat vijnë nga presione që atyre mund t’u vinë nga kjo anë apo nga ajo anë.  Ky ligj u miratua në 05:00 të mëngjesi. Do propozoj që të mos votohet më asnjë ligj pas orës 00:00.

Ajo që mua më neverit është se aty shikoj firma të anëtarëve të Kryesisë që janë në konflikt interesi. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë.

Nuk kam betejë ndaj askujt. Unë nuk kam ndryshuar asnjë vendim, kam shpallur tre objektiva dhe do t’i ndjek. Do të luftoj deri në fund që ky pr/ligj, deri në Gjykatën Kushtetuese, objektivi i dytë është që unë do tregoj që mënyra si është konceptuar dhe si vepron, është pozicionim totalisht i gabuar dhe për mua nuk sjell rezultat, dhe objektivi i tretë është që unë të shpalos idetë e mia sesi duhet të jetë Akademia… A do ta bëj duke kandiduar apo jo, jo është gjëja e fundit për mua. Unë këto tre objektiva do t’i çoj deri në fund”, u shpreh Fuga.

Related

Previous Post

Chelsea kërkon sulmues, Pochettino flet për të ardhmen e Armando Brojës

Next Post

Prishet miqësia mes çiftit Beckham dhe Harryt e Meghan

Lajme të ngjashme

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Më 1 Shtator, kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt. Çfarë pritet të diskutohet

“Ecim”, lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit

by redaktor2
08/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet...

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.