• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët

07/31/2023
in Kronikë, Slider
Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj 4 personave, të cilët kanë tentuar të trafikonin kanabis nga Shqipëria në Itali.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.170/2022 në ngarkim të të pandehurve Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga aktet dhe provat e administruara për interesa të këtij procedimi penal, si dhe akteve të administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, ka rezultuar se më datë 07 gusht 2022, katër të pandehurit, duke shfrytëzuar mjete lundruese me mbishkrimet “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia” (të sekuestruara nga ana jonë), pikërisht në tranversën e “Gjirit të Arushës”, rreth 13.4 milje nga bregu, kanë realizuar transportimin dhe trafikimin e sasisë prej 153 pako, me peshë totale 992 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, tek mjeti tjetër lundrues varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Ky mjet lundrues, është sekuestruar nga shërbimet policore të Guardia Di Finanzza Itali, dhe në brendësi të tij është sekuestruar sasia prej 992 kg, lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”,  e trafikuar nga të pandehurit, si dhe janë arrestuar dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e njësisë së lundrimit varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Me aktin e datës 20.07.2023, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.170 të vitit 2022, numërtimin e tyre me nr.170/1 të vitit 2023, dhe vijimin e hetimeve për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket identifikimit dhe vënies para përgjegjësisë të bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve.

Related

Previous Post

Leku nis sërish forcimin ndaj Euros! Si po ndikon në ekonominë shqiptare

Next Post

Tifozët e Partizanit, interesim i pakët për sfidën e kthimit me Atletic Escalades

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.