Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me zjarret në vend.
Teksa ka ndarë disa pamje në Facebook, Rama shkruan se sot është arrestuar një tjetër person për zjarrvënie të qëllimshme.
Ai u ka bërë apel prokurorëve dhe gjykatësve në rrethe që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin që parashikon deri në 15 vite burg për personat që vendosin zjarr.
“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.”- shkruan Rama.