Këngëtarja Dua Lipa është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e një regjistrimi në këngën e saj hit Levitating.
Padia u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli përdori pa miratim një regjistrim të bërë me talk box-in e tij në disa remikse të këngës.
Talk box është një pajisje që i bën dridhjet vokale të tingëllojnë si instrumente muzikore.


Dua Lipa dhe labeli i saj Warner Music Group nuk i janë përgjigjur pretendimeve.
Levitating është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 Future Nostalgia.
Bosko pretendon në padinë e tij se ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollar dëmshpërblim.
Sipas tij ylli britaniko-shqiptar Dua Lipa kishte leje të përdorte talk box në regjistrimin origjinal, por jo në remikse.
Ai pretendon se 27-vjeçarja e ka ripërdorur veprën pa leje në publikime të mëtejshme, duke përfshirë remiksin The Blessed Madonna dhe një tjetër remix me DaBaby dhe një performancë nga Dua Lipa në American Music Awards.