• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rikonstruktohet rruga “Xhorxh W Bush” në Tiranë, Veliaj: Sot jemi qyteti kampion në Ballkan për rritjen e vlerës së pronës

08/02/2023
in Politikë, Slider
Rikonstruktohet rruga “Xhorxh W Bush” në Tiranë, Veliaj: Sot jemi qyteti kampion në Ballkan për rritjen e vlerës së pronës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një tjetër rrugë në kryeqytet, rruga “Xhorxh W Bush”, po rikonstruksionet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare nga Bashkia e Tiranës. Përveç rrugës, projekti parashikon edhe rikonstruksionin e kryqëzimeve me rrugët “Xhorxhi Martini”, “Myrtezim Kelliçi” dhe “Jeronim De Rada”, si dhe ndërhyrjen në fasadat e objekteve që ndodhen në anë të saj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur me ritmin e punimeve, të cilat janë drejt përfundimit, ndërsa tha se zgjerimi i saj do të lehtësojë edhe trafikun.

“Jam shumë i kënaqur nga punimet. Është një nga akset më të rëndësishme dhe më të vështira për të punuar. Ka një akses të jashtëzakonshëm dhe trafik, sepse këtu ndodhen institucionet kryesore, duke filluar nga Komuniteti Mysliman dhe Parlamenti i Shqipërisë, do të thotë se frekuenca me të cilën qarkullohet në Unazën e Vogël, e bën këtë një aks jetik. Nga ana tjetër, është një punë që nuk mund ta shtyjmë më gjatë. Kështu që, momenti ideal për ta përfunduar është ky Gusht, që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë edhe fasadat totalisht të transformuara me termoizolim, sidomos pallatet e vjetra të ish-Kinema “Partizanit”. Më vjen mirë që, bashkë me projektin e UNOPS-it dhe të BE-së, edhe ish-ndërtesa që njihet si ndërtesa e Institutit të ish të Përndjekurve, gjithashtu një monument kulture i kategorisë së dytë dhe i gjithë ky hark që lidh “Rrugën e Elbasanit” me Partizanin e Panjohur, është transformuar totalisht,” u shpreh Veliaj.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Kreu i Bashkisë tha po ashtu se, si në të gjitha rrugët e tjera që po rikonstruktohen në Tiranë, edhe në këtë aks është parashikuar korsia e biçikletave, si dhe zgjerimi i trotuareve dhe zonave pedonale.

“Do ketë mundësi që korsia e biçikletave të vazhdojë edhe në Unazë të Vogël. Lëvizshmëria të bëhet të paktën për pjesën e Tiranës qendrore dhe sa më pedonale, ashtu siç është sheshi “Skënderbej”, ashtu siç janë disa rrugë të bllokut, ashtu siç janë zgjeruar disa trotuare tek “Shallvaret”, edhe këtu kemi pasur një zgjerim të hapësirës së përdorur nga këmbësorët dhe besoj se brenda gushtit do të kemi mundësi të inaugurojmë vërtet një cilësi të jashtëzakonshme të infrastrukturës urbane, ku praktikisht kemi aplikuar atë që quhet ‘demokracia e rrugës’. Patjetër ka vend për makinat, por nuk i bëjmë qytetet vetëm për makinat. Qytetet i bëjmë për njerëzit, ku 20% lëviz me makina, pjesa tjetër me transport publik, biçikletë ose në këmbë,” nënvizoi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se rehabilitimi i kësaj zone, ashtu sikurse edhe në të gjithë Tiranën, e ka rritur së tepërmi vlerën e pronës, duke e shndërruar Tiranën në qytetin kampion në Ballkan.

“Kur shikon se sa lëviz vlera e pronës, në rritje gjithmonë, pasi ka mbaruar një proces infrastrukture, atëherë ti kupton që ia ka vlejtur gjithë investimi. Rritja e vlerës së pronës në këtë aks, deri te Partizani i Panjohur, me gjithë ato pallate, që përveçse përfituan infrastrukturë horizontale, përfituan edhe infrastrukturë vertikale me veshje me kapotë, lyerjen dhe estetikën, besoj se i kemi bërë një shërbim komunitetit. Sot jemi qyteti kampion në Ballkan për rritjen e vlerës së pronës dhe fakti që është shtuar ndjeshëm blerja e pronës nga të huajt, që nuk janë në nevojë për strehim, por që e shohin Tiranën si vend investimi, unë besoj që është komplimenti më i madh. Pavarësisht se çfarë opinionesh kemi, faktet janë të njëjta: Prona në Tiranë vazhdon dhe rritet, cilësia e jetës në qytet, turizmi i shtuar, janë konfirmim që kemi marrë vendimet e duhura, jo vendimet e lehta, por vendimet e duhura,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Related

Previous Post

Pas presidentit, studentët kërkesë takimi Avokates së Popullit: U shkelën të drejtat tona

Next Post

Operacioni që zbardhi dhjetëra vrasje kriminale, SPAK përfundon hetimet për dosjen “Dumani”, të dyshuarve u komunikohet akuza

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.