• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balla mesazh të prerë Policisë së Dibrës: Goditje kirurgjikale deri në çrrënjosje, fenomenit të dhunës në familje

08/03/2023
in Kronikë, Slider
Balla mesazh të prerë Policisë së Dibrës: Goditje kirurgjikale deri në çrrënjosje, fenomenit të dhunës në familje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore në Dibër, se parandalimi dhe goditja e ashpër e fenomenit të dhunës në familje do të jetë prioritet në detyrën e tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Çdo ditë në këtë detyrë do të bëj çmosin që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të ngrihet në nivelin e pritshmërisë shoqërore të një vendi europian, për goditjen kirurgjikale deri në çrrënjosje të dhunës në familje, ku gratë bien viktimë e barbarisë së burrave. Çdo grua, çdo vajzë duhet të fitojë besimin absolut se telefonata apo denoncimi i saj për ndihmë tek Policia e Shtetit është hapi i duhur jetik, për çlirimin nga makthi përpara se sa të jetë shumë vonë dhe për fitoren mbi padrejtësinë ekstreme të dhunës”, theksoi Balla. Më tej ai shtoi se Policia dhe jo vetëm, duhet të ndryshojë mënyrën e reagimit ndaj këtij fenomeni që mbetet shqetësues.

“Një qasje e re pro-aktive në luftën me këtë fenomen të huaj për kohën, vendin dhe Europën ku jetojmë, do të jetë prioritet absolut në punën tonë të përditshme për qytetarët dhe me qytetarët”, apeloi ministri i Brendshëm.
Gjatë diskutimit me strukturat vendore në Dibër, Balla tha se fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike gjithashtu duhet goditur ashpër, pasi ky lloj krimi shkatërron të ardhmen e vendit. Më tej, ai u ndal mbi disa problematika të tjera, siç janë krimet mjedisore, për të cilat tha se duhen trajtuar me shumë prioritet, që nga prerja e pyjeve, shfrytëzimi minerar, si dhe një qasje më e ashpër ndaj armëmbajtjes pa leje. Gjatë vizitës në Dibër, ministri Balla inspektoi punimet për ndërtimin e godinës së re të Policisë në këtë qark, të cilat janë në fazën përfundimtare.

Related

Previous Post

10 €, Spanjollët dhe pushimet në një vend të mahnitshëm (si Shqipëria) që e shajnë të gjithë

Next Post

Luxurybrands suksesi ynë është kënaqesia e cdo klienti!

Lajme të ngjashme

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
  • Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtor…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.