• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Droga në repartin ushtarak, PL: Ngjarje e rëndë për vendin anëtar të NATO-s! Ministri Peleshi të japë dorëheqje dhe sqarime para drejtësisë

08/07/2023
in Politikë, Slider
Droga në repartin ushtarak, PL: Ngjarje e rëndë për vendin anëtar të NATO-s! Ministri Peleshi të japë dorëheqje dhe sqarime para drejtësisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me kanabis që u zbulua në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku në një deklaratë për mediat tha se tashmë është fakt që Shqipëria është i vetmi vend në historinë e NATO-s ku kultivohet drogë në bazat ushtarake.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Blushi tha se “Faktet e dala së fundmi në dritë bëjnë me dije se kultivimi i kanabisit në Zall-Herr ka qenë i mirëorganizuar, aq sa ushtarakët dhe komandantët e përfshirë në këtë skandal ishin kujdesur për të furnizuar në çdo kohë me ujë parcelat e drogës”.

Sakaq shtoi se pas zbulimit se në repartet ushtarake kultivohet drogë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duhet të japë dorëheqje pasi sipas tij ai “nuk mund të shfajësohet për këtë skandal kaq të rëndë me “dy rreshta justifikim në Facebook” por duhet të japë sa më parë sqarime para drejtësisë”.

Postimi i plotë:

Vendosja dhe përdorimi i bazave të sigurisë së lartë të Forcave të Armatosura në funksion të kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës është një ngjarje shumë e rëndë, me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe jo vetëm, që duhet të kishte ngritur në këmbë të gjithë shtetin. Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por është vijim i përdorimit konstant të bazave dhe kapaciteteve të ushtrisë shqiptare në funksion të trafikut të drogës, nga aerodromet, fikja e radarëve e deri tek përfshirja direkte e drejtuesve më të lartë të ushtrisë në këtë trafik.
Tanimë është fakt se Shqipëria është i vetmi vend në historinë e NATO-s ku në bazat ushtarake kultivohet drogë, një skandal që nuk mund të ndodhte pa dijeninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, të përfshirë në këtë aferë. Është kjo arsyeja pse kultivimi i drogës në bazën e sigurisë së lartë në Zall-Herr të Tiranës nuk “guxohej” të zbulohej nga Policia e Taulant Ballës, por u denoncua dhe u kap nga shërbimet partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të cilat i falenderoj në emër të Partisë së Lirisë për angazhimin e tyre konstant në luftën kundër trafikut të drogës në Shqipëri. Nëse nuk do të ndodhte ndërhyrja e tyre, ushtarët e Niko Peleshit dhe policët e Taulant Ballës do të vazhdonin të ujisnin dhe të ruanin kanabisin, për ta trafikuar më pas jashtë vendit.
Faktet e dala së fundmi në dritë bëjnë me dije se kultivimi i kanabisit në Zall-Herr ka qenë i mirëorganizuar, aq sa ushtarakët dhe komandantët e përfshirë në këtë skandal ishin kujdesur për të furnizuar në çdo kohë me ujë parcelat e drogës. Shndërrimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në narko-ushtri, sikur të ishin pjesë e forcave talebane dhe jo anëtare të NATO-s është një skandal i rëndë që implikon thellë dhe me përgjegjësi shumë të rëndë, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili edhe më herët në detyrën e Ministrit të Bujqësisë është akuzuar për parcelat e kanabisit dhe lidhjet shumë të afërta dhe të forta me drejtuesit kryesorë të bandave që drejtojnë trafikun e drogës në Qarkun e Korçës. Zbulimi nga shërbimet partnere të sigurisë të këtij skandali të turpshëm në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë tregon gjithashtu dështimin flagrant edhe të Shtabit të Përgjithshëm, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe Policisë Ushtarake, çka provon se kultivimi i drogës në bazën më elitare ushtarake ishte një porosi që “vinte nga lart”.
Zbulimi se repartet tona ushtarake, si në rastin e repartit të sigurisë së lartë në Zall-Herr, janë shndërruar në baza droge është një tjetër provë e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet dhe protektorat droge nga Edi Rama, me paratë e të cilave ai ble zgjedhjet. Kjo ngjarje shumë e rëndë që nxin imazhin e Shqipërisë dhe të Forcave tona të Armatosura, pjesë e NATO-s, kërkon urgjentisht mbajtjen e përgjegjësisë morale, politike dhe ligjore, ndaj apelojmë me forcë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nuk mund të shfajësohet për këtë skandal kaq të rëndë me “dy rreshta justifikim në Facebook” por duhet të japë sa më parë sqarime para drejtësisë.

Related

Previous Post

Ministrja Kushi prezanton një objekt të rrallë, dëshmi të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.

Next Post

Dyshimet se do kryenin një atentat në Elbasan, GJKKO liron nga burgu Arben Spahiun e Arsen Preçin

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.