• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balla: Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit proces që ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund

08/11/2023
in Kronikë, Slider
Balla: Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit proces që ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Gjithashtu ministrit Balla ka falenderuar dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

🇦🇱🇪🇺 Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Të gjitha fijet që rrjedhin informacion sensitiv duhet të priten, përfshirë këtu çdo lloj forme komunikimi me aplikacione të ndryshme të përdoruara nga krimi, të cilat duhet të hetohen plotësisht dhe personat e përfshirë përjashtim dhe vendosje para ligjit.

Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike.

Falenderoj një qytetar Shkodra, i cili na dërgoi mbrëmë një informacion për vendndodhjen e një parcele me kanabis. Policia e Shtetit me të marrë informacionin bëri planin e veprimit dhe informacioni rezultoi tepër i saktë dhe operacioni policor u mbyll me sukses. E garantoj se informacioni i tij u trajtua me shumë kujdes dhe se anonimati i tij do të ruhet si një thesar.

Falenderoj një media që ka vënë në dispozicion materiale filmike për një sjellje të dyshimtë të një patrulle policie në Lezhë gjatë natës së mbrëmshme. Është e papranueshme sjellja, janë kompromentuese veprimet edhe sikur në atë dorë dhe në atë xhep të mos jetë dyshimi i arsyeshëm i çdo syri që e sheh dhe çdo mendjeje që e gjykon.

Sot dua ta ripërsëris për çdo efektiv të Policisë së Shtetit, se lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por fillon nga brenda rradhëve tona. Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë duhet të bëjtë detyrën në nivelin e pritshmërive të Kryeministrit, të mijat si Ministër dhe të publikut, në çdo rast dhe menjëherë!

Related

Previous Post

“Çarçafi i lerosur i KM-së”, Flutura Açka pas regimit të Ramës për kullën: Si nuk keni turp dhe rrini në fron?!

Next Post

Inceneratori i Tiranës, PL: Përse hesht kryebashkiaku? Veliaj është instruktuar të mos flasë

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.