• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Beleri është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara”- Protesta e paralajmëruar, Idrizi: Në kulmin e sezonit vjen në Himarë kryebashkiaku i Athinës dhe nipi i Mitsotakis

08/14/2023
in Politikë, Slider
“Beleri është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara”- Protesta e paralajmëruar, Idrizi: Në kulmin e sezonit vjen në Himarë kryebashkiaku i Athinës dhe nipi i Mitsotakis
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se Fredi Beleri është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara, sipas tij, në Himarë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shpëtim Idrizi: 

“Besoj për të gjithë është e udhës të mendojnë se po ndodh një gjë e paarsyetuar në mes të sezonit turistik.
Dhe kjo protestë është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe mbi të gjitha një presion mbi drejtësinë shqiptare, sistemin e gjyqësorit.
Vazhdimisht në këtë kohë kanë ardhur ofiqarë të ndryshëm, kërcënojnë për zotin Beleri.

Zoti Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një grusht votash dhe dhjetëra autobusë të ardhur nga Greqia. Ai akuzohet nga SPAK për blerjen e këtij grushti votash dhe sigurisht mbahet në arrest me burg që ka kaluar në të gjithë shkallët e gjyqësorit. Të gjitha këto janë në dorën e një sistemi drejtësie i cili është i pavarur. Në pamje të parë duket një lloj absurditeti që vijnë nga Greqia dhe bëjnë presion.
Po e gjitha kjo nuk është e rastësishme, kjo bëhet sepse Greqia do t’i rikthehet tensioneve etnike në Himarë. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe vendosja si kandidat e zotit Beleri për bashkinë e Himarës. U zgjodh një person që në fillim dihej se do të sillte shumë pakënaqësi, një personazh pa arsimin e duhur. Prandaj thashë mund të zgjidhnin një person dinjitoz. Një person që ka akuza dhe ngarkesa penale siç është masakra e Peshkëpisë. Ka një dënim nga Gjykata e Vlorës për djegien e flamurit shqiptar. Shfaqet me flamurin e Vorio Epirit nga pas. Nuk është e rastësishme zgjedhja e këtij personazhi i cili kishte ngarkesa të tilla.
Ky personazh është gjetur pikërisht për rikthimin e tensioneve etnike të harruara në Himarë.
Rasti i z. Belerit po trajtohet nga SPAK sepse ka të bëjë me krimet zgjedhore. Por më bën përshtypje një gjë, ka pasur një akuzë zyrtare dhe për çështjen e masakrës së Peshkëpisë dhe dosja është mbyllur para një viti. Arsyeja mbylljes ishte sepse Greqia nuk iu përgjigj asnjëherë letër porosisë. Është zhdukur dosja e z. Beleri në Gjykatën e Tiranës, në arshivën e saj. Drejtësia apo ofiqarët e Greqisë para se të kërcënojnë integrimin e Shqipërisë duhet t’i drejtohen gjyqësorit të tyre për të kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare. E ftoj SPAK-un në këtë rast të hetojë, se si u zhduk dosja e z. Beleri nga arkiva e Gjykatës së Tiranës.
Ndërhyrja e Athinës në Shqipëri ka të bëjë me shkeljen e dinjitetit, sovranitetit dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. E keni parë retorikën e z. Beleri, e cila nuk është e rastësishme. Filloi duke thënë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, filloi të fliste për helenizimin e Jugut, ndërkohë që të gjithë e dinë se Himara nuk është zonë minoritare sepse Shqipëria i ka përcaktuar këto zona që në kohën e Mbretit Zog. Nuk mundesh dot të bësh zonë minoritare e cila është shumë brenda territorit shqiptar.
Himara nuk ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë. Çamëria ka kontinuitet tokësor me Shqipërinë. Ka ca koncepte të tilla që tregon se kur të drejtat individuale kthehen në të drejta kolektive.
Ku i ka pronat greke ky? Pronat greke janë në Greqi. Është zgjedhur ky personazh për të rikthyer tensionet.
Ka shumë paranteza. E para ka të bëjë me faktin që Greqia e ka humbur rolin e saj në Ballkan”.

Related

Previous Post

Ministri Balla takim me ambasadorin e Turqisë: Bashkëpunim mes dy vendeve për luftën e përbashkët kundër krimit

Next Post

U nis me tragetin e linjës për në Shqipëri, ja kur pritet të mbërrijë në Vlorë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Lajme të ngjashme

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

by redaktor2
09/04/2025
0

Pas pesë vitesh në arrati dhe me identitete të rreme, statusi i të arratisurit të një shtetasi 44-vjeçar shqiptar ka...

Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te ekspozitat, falas për publikun

Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te ekspozitat, falas për publikun

by redaktor2
09/04/2025
0

Nga data 8 deri më 11 shtator, Java Kulturore Malazeze vjen në Tiranë, duke sjellë kështu një mozaik të pasur...

Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK

Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Sokol Muratajt Sokol Murataj është një shembull i gjallë i forcës, përkushtimit dhe guximit përballë sfidave që sjell...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
  • Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrt…
  • Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arre…
  • Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë
  • Nga data 8 deri më 11 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze! Nga shfaqjet muzikore te…
  • Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.