• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Jehona në Shqipëri, aktorja shqiptare Egzona Salihu nis ‘betejën’ pas largimit nga puna në Teatrin e Preshevës

08/17/2023
in Aktuale
Jehona në Shqipëri, aktorja shqiptare Egzona Salihu nis ‘betejën’ pas  largimit nga puna në Teatrin e Preshevës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Aktorja shqiptare, Egzona Salihu është larguar nga puna e saj në Teatrin e Preshevës.

Kështu ka bërë të ditur aktorja përmes një postimi në Facebook, ku si fajtor ka lënë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë.

Salihu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se që nga ardhja e drejtorit të ri në Shtëpinë e Kulturës është ballafaquar me shantazhime, mobing, maltretime dhe kërcënime për vendin e saj të punës.

Ndër të tjera, ajo ka shkruar se qëllimi ishte i qartë, për ta largimi nga puna.

Postimi i plotë:

Ata, ia dolën! Përkohësisht!

Ka kohë, qysh nga emrimi i drejtorit të ri në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, që jam ballafaquar me shantazhime, mobing, maltretime dhe kërcënime për vendin tim të punës.

Qëllimin e kishin të qartë. Të më largojnë nga puna. Mjetet nuk i zgjodhën, qoftë edhe duke keqpërdorur besimin kolegial e njerëzor.

Ata, ia dolën! Ditë më parë më kishin dërguar Vendimin për ndërprerjen e mardhënies të punës.

Edhe kësaj here zgjodhën rrugën që më së miri dijnë ta bëjnë – at të intrigave, duke i treguar kështu muskujt e një mashkulli autokrat në krye të një institucioni që nuk ja ka haberë kundrejtë një femre që kishte zgjedhur Preshevën për të jetuar e punuar në të.

Qoftë edhe si ndriçuese me diplomë aktoreje.

Po, po, saherë që ngjitesha në skenë në teatrin e Preshevës dhe luaja me gjithë zemër rolet që mu ndanin, në fakt paguhesha për ndriçuese dhe jo aktore.

Logjikshëm do duhej të isha mbrapa perdeve, por dëshira për të ushtruar profesionin tim me nderë e përkushtim hiqte para meje çdo perde e cila më ndante mua dhe qytetarin preshevarë që vinte për të parë ato pak organizime që ne, bashkë me kolegët tjerë i organizonim.

Si duket, siç ndodhë edhe në shumicën e rasteve kur institucioni udhëhiqet nga njerëz joprofesional, fokusi im që të mirrem me profesionin e jo politikën, dëshira ime për të mos heshtur po për të lëshuar zërin, e bindja ime që të bardhës i thuhet vetëm e bardhë, ishin pengesat kryesore për të vazhduar të ushtrojë profesionin tim.

Përkohësisht normal. Se nuk ka e nuk do të ketë drejtor që nga brendësia ime mund të më mar vullnetin e dëshirën për t’i kontribuar zhvillimit të kulturës në qytetin ku jetoj. As luftën për barazi e emancipim të femrës shqiptare. Fundja, pozitat e tyre janë të përkohshme. Ata shkojnë e vijnë. Ne do të mbesim e bashkë me ne do të mbesë edhe angazhimi jonë i përbashkët për drejtësi.

Vendimi për largimin tim nga puna nuk mund t’i ndalë dritat e juaja që ka kohë që kanë filluar të fikën e sjellja juaj autokrate nuk mund të ndalojë perden e cila shumë shpejtë do t’ju bjere për të ndarë përfundimisht të keqen tuaj nga e mira të cilën synojnë qytetarët.

Dritat e fikura sot do t’i ndriçojmë me flakadanin e barazisë e mirëtrajtimit nesër.

Beteja ka filluar!

Related

Previous Post

“Humba virgjërinë kur isha 12-vjeçe”/ Këngëtarja e njohur rrëfen eksperiencën e saj seksuale: Babai im thërriti policinë!

Next Post

Nga zhgënjimet tek dashuria, rrëfehet Jonida Maliqi: Kam pasur momente të vështira. Në jetë mund të dashurosh…

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.