• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Open Cinema, tre mbrëmje magjike në Pukën e bukur

08/20/2023
in Aktuale
Open Cinema, tre mbrëmje magjike në Pukën e bukur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tre mbrëmje me aktivitetin “Open Cinema” do të zhvillohen në Pukë. Filma, muzikë dhe të ftuar janë pjesë e këtyre netëve të “Open Cinema” në datat 22, 23 dhe 24 gusht. “Open Cinema” zhvillon këtë vit edicionin e shtatë dhe ka qenë deri tani në disa qytete, ku sipas producentit dhe kineastit Skënder Jaçe në Pukë filmat do të shfaqen në sheshin qendror të qytetit. “Në Pukën e traditës, filma, argëtim, kuice e të ftuar special.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tre mbrëmje të bukura me “Open Cinema” nën magjinë e artit të 7-të. Filmat e fundit të kinemasë shqiptare dhe jo vetëm, artistë të njohur shqiptar”, shprehet Jaçe. Sipas Jaçes në këto net janë të ftuar në Pukë artistët Kristina Ndoja, Eranda Libohova, Miranda Kullani, Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Herion Mustafaraj, Jorgo Papingji do të jenë në Pukë. Ndër filmat që do të shfaqen përmendim “Çkrepja”, “Mbjellja e pemëve”, “Jashtë Kontaktit”, filmi i animuar “Legjenda e vendit të shenjtë”, etj, ku nuk do të mungojë dhe retrospektiva e kohës “Puka në vite”. Në Pukë aktiviteti “Open Cinema” zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Rrok Dodaj. Në lashtësi Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu), etj. Në shek. VI – VIII bëhet e njohur “Kultura e Komanit” në Delmace, një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik, si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas). Në shek.XI-XIlI krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore “Pulatum”. Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve.

Related

Previous Post

Enca publikon bashkëpunimin e ri me Muharrem Ahmetin, pjesë e klipit edhe i dashuri i saj afrikan

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 20 gusht 2023

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.