• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Kukës/ PL i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore të opozitës! Caktohen afatet e partive. Subjektet duhet të regjistrohen deri më 1 shtator

08/21/2023
in Politikë, Slider
Zgjedhjet në Kukës/ PL i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore të opozitës! Caktohen afatet e partive. Subjektet duhet të regjistrohen deri më 1 shtator
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njeh ligjërisht partinë e drejtuar nga Ilir Meta si forcën më të madhe të opozitës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komisioneri Ilirjan Celibashi përcaktoi ditën e shtunë partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarët e komisionit zonal të administrimit zgjedhor për betejën elektorale për bashkinë e Kukësit duke vendosur se PS do të propozoje 3 anëtarë, Partia e Lirisë 2 anëtarë dhe një anëtar Partia Demokratike. Statusi i ri i Partisë së Lirisë si partia kryesore e opozitës buron nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, ku koalicioni Bashkë Fitojmë u rendit i dyti.

“Ky si subjekt ka një numër votash të tillë që e bën atë të pretendojë të drejtë për të propozuar anëtarët e KZAZ si parti politike e opozitës që ka marrë më shume vota në zgjedhjet vendore”, shprehet Ilirjan Celibashi. Sipas Kodit Zgjedhor, si moment referimi për përcaktimin e peshës së secilës forcë politike janë zgjedhjet e fundit lokale dhe në betejën e 14 majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” në votën për këshillat bashkiake u rendit i dyti pas Partisë Socialiste.

Pavarësisht se forca kryesore e këtij koalicioni ishte Sali Berisha dhe demokratët që e mbështesin, për shkak se Berisha ligjërisht nuk ka parti të gjitha përfitimet i merr partia e lirisë. Ndërkaq, për herë të parë në 30 vite, Partia Demokratike renditet forcë e tretë pasi në 14 maj ajo mori 7.7% të votave. Por edhe pse pranon se u rendit e treta në zgjedhjet lokale, partia demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon që të përllogariten votat e Partisë se Lirisë brenda koalicionit dhe pastaj të bëhet vlerësimi se kujt i takon statusi i partisë së parë të opozitës.

“PD në raport me koalicionin bashkë fitojmë është subjekti i tretë zgjedhor, problem është që numri i komisionarëve që caktohen nga partitë politike varen nga raporti i votave të partive politike dhe ajo që kundërshtoj unë është logjika mbi të cilën KQZ merr si të mirëqenë që të gjitha votat e koalicionit janë vota të partisë politike”, shprehet Rezart Kthupo, përfaqësues ligjor i PD-së.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit do të ndikojë gjatë në peshën ligjore të partive politike dhe garancitë që ofron kodi elektoral për to. Në raport me zgjedhjet e ardhshme parlamentare partia demokratike do të ruajë statusin e forcës kryesore të opozitës pasi si pikë referimi merren zgjedhjet e vitit 2021 kur demokratet nuk ishin përçarë. Por në raport me zgjedhjet lokale të vitit 2027, të gjitha përfitimet që lidhen me fondet e komsionerët i merr partia e lirisë pasi koalicioni “bashkë fitojmë” u rendit i dyti në betejën e 14 majit.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi afatet e procedurave për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit që do të mbahen më 24 Shtator. Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet që të regjistrohen në KQZ deri më datën 1 Shtator, ndërsa koalicionet kanë mundësi të regjistrohen deri më 6 Shtator. Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen më 8 Shtator. Fushata zgjedhore për këto zgjedhje do të nisë më 11 Shtator.

Votuesit në Kukës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, pas shkarkimit e arrestimit të Safet Gjicit, të cilit iu publikua një videoskandal ku ai shfaqet në zyrën e tij, në marrëdhënie intime me një vajzë.

PD e Bashës, me një anëtar për zgjedhjet në Kukës: Do ta ankimojmë!

Demokratët e Lulzim Bashës do ta ankimojnë vendimin e KQZ-së, sipas së cilës do të ketë një anëtar për zgjedhjet lokale në Kukës. Këshilltari Ligjor i PD dhe përfaqësues i PD në KQZ, Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat foli për vendimin e KQZ-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, ku PD do të përfaqësohet vetëm nga 1 anëtar. Kthupi u shpreh se qëllimi i PD-së është mbrojtja e votave të qytetarëve, teksa shtoi se do të ankimojë vendimin. Sakaq, më tej ai tha se nëse zbatohet ligji, del kush është partia më e madhe opozitare në vend.

“Unë nuk kam detyrën për të numëruar votat e PL-së nuk erdhëm këtu për të thënë se kush është partia më e madhe e opozitës. Qëllimi është zbatimi i ligjit. Keni në dispozicion edhe formulën juridike për të marrë rezultatin e votave. Ne do ta ankimojmë vendimmarrjen pasi është qëllimi ynë që të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD. Kemi për qëllim mos transferimin e votave të demokratëve”, u shpreh ai.

Kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy anëtarë.

Related

Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2023

Next Post

Kaos dhe rrëmujë! Kryeministri Dritan Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz lotsjellës! Çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.