• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përkujtohet rënia në detyrë e efektivit të RENEA-s, Arben Ujka/ Balla: Zero tolerancë për këdo që nuk i bindet urdhërit të policit. Ja politikat e reja për shkelësit

08/22/2023
in Kronikë, Slider
Përkujtohet rënia në detyrë e efektivit të RENEA-s, Arben Ujka/ Balla: Zero tolerancë për këdo që nuk i bindet urdhërit të policit. Ja politikat e reja për shkelësit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorit të parë të forcave speciale RENEA, Arben Ujka sot në Shkodër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë ceremonisë Balla ka deklaruar se  do të këtë një politikë të re penale ndaj atyre që kundërshtojnë policinë.

Ministri Balla thekson se “nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë̈ për shkak të detyrës, ai person rrezikon deri në pesë vjet burg”.

“Nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qellim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit dënimi shkon në një vit burg. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë̈ për shkak të detyrës, ai person rrezikon deri në pesë vjet burg. Pastaj për vepra më të rënda penale ndaj një punonjësi policie, Kodi Penal është i ashpër siç duhet”, ka deklaruar Balla.

Fjala e plotë

“Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.

Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit.

Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë̈ përbën kundërvajtje penale, e cila mund të dënohet me burgim gjer në tre muaj.

Nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qellim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit dënimi shkon në një vit burg. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë̈ për shkak të detyrës, ai person rrezikon deri në pesë vjet burg. Pastaj për vepra më të rënda penale ndaj një punonjësi policie, Kodi Penal është i ashpër siç duhet.

Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit.

Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër Policit, ka ngritur dorë kundër shtetit”, ka deklaruar ministri Balla.

Kujtojmë se 30 vjet më parë, më 22 Gusht 1993, oficeri i policisë së repartit special “RENEA”, humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një aksioni për kapjen e një krimineli në fshatin Musha të Rrethit Shkodër.

Arben Ujka ishte vetëm 22 vjeç kur ju bashkua Policisë së Shtetit. Ai kujtohet sot si dëshmori i parë i forcave speciale RENEA, që është vrarë në përleshje të armatosur në periudhën e demokracisë.

Related

Previous Post

Rama reagon për darkën e Athinës: Në tetor do ftoj Mitsotakis në samitin e Tiranës

Next Post

Candice Swanepoel pushime në Mykonos, modelja e Victoria’s Secret zbavit ndjekësit në Instagram me foto nga ishulli i famshëm

Lajme të ngjashme

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër armë! Dyshohet se autori ka vepruar për llogari të…

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër armë! Dyshohet se autori ka vepruar për llogari të…

by redaktor2
09/08/2025
0

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më herët gjatë ditës në Shkodër, ku mbetën të vrarë...

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

by redaktor2
09/08/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.