• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE”- Escobar takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: SHBA-ja nuk bën zgjedhjen e qeverive

08/25/2023
in Rajoni & Bota, Slider
“Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE”- Escobar takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: SHBA-ja nuk bën zgjedhjen e qeverive
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar të premten në Shkup se SHBA-ja e inkurajon Maqedoninë e Veriut që ta vazhdojë rrugën e integrimit evropian, pasi siç tha ai, “SHBA-ja dëshiron ta shohë këtë vend pranë strukturave evropiane”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, janë pjesë e Marrëveshjes së Shkupit me Sofjen, dhe kusht për Maqedoninë e Veriut për vazhdimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim në bllokun evropian.

Diplomati amerikan në Shkup është pritur nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Escobar ka thënë se shpreson që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Duam t’ju shohim në Bashkimin Evropian. Ju jeni anëtare e Këshillit eurotlantik, kështu që duam që të jeni sa më pranë strukturave evropiane. Më vjen mirë që ka nisur ky proces dhe shpresoj se do të vazhdojë”, ka deklaruar Escobar.

Diplomati amerikan tha se mesazhet e njëjta do t’ia përcjellë edhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili para takimit ka thënë se “Escobar është i mirëseardhur për t’i dëgjuar argumentet e tij kundër ndryshimeve kushtetuese, por jo edhe për presione dhe tortura kur bëhet fjalë për këtë çështje”.

Escobar tha se “partnerë natyralë” të SHBA-së do të jenë të gjithë ata që janë të përkushtuar për integrimin evropian, NATO-n dhe luftën kundër korrupsionit.

“Dua të them askush këtu nuk do t’iu nënshtrohet torturave. SHBA-ja nuk bën zgjedhjen e qeverive të anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, ne kemi pritje dhe do ta përcjell mesazhin e njëjtë sikur në gjithë rajonin se, SHBA-ja i sheh si partnerë natyralë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha ndërkohë se mbështetja e fuqishme nga faktori ndërkombëtar, për vazhdimin e procesit të integrimit evropian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, “dëshmon rrugën e drejtë të institucioneve të Maqedonisë së Veriut”.

“SHBA-ja ka qenë dhe do të jetë me ne. Është mbështetësja më e madhe që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë të na mbështesë”, ka thënë Kovaçevski.

Ai i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës maqedonase se “ndryshimet kushtetuese dëmtojnë interesat maqedonase, andaj edhe refuzojnë mbështetjen e tyre”.

“Korniza negociuese është dokument i miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ajo përmban kushtet që ne duhet t’i përmbushim, por edhe BE-ja. Marrëveshje të re nuk do të ketë. Kjo është kornizë negociuese që është miratuar edhe nga Kuvendi. Ajo garanton identitetin, gjuhën dhe të ardhmen tonë evropiane. Kërkesa të reja nga Bullgaria nuk do të ketë dhe për këtë kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë kryeministri maqedonas.

“BE-ja është alternativa jonë e vetme, pasi qytetarët duan të jenë pjesë e Evropës, pasi duan të ardhme më të mirë. Ata duan integrimin dhe jo izolimin”, ka deklaruar mes tjerash Kovaçevski.

“Besojmë se deputetët do të marrin vendimin e duhur që deri në vitin 2030 të bëhemi pjesë e BE-së, pasi çdo vendim tjetër nuk do të garantojë se kur do të bëhemi anëtare e BE-së. Kjo nuk guxon të ndodhë, apo të mbahemi peng i atyre që si prioritet kanë përfitimet politike”, tha ai.

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve.

Kjo marrëveshje i hapi rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik.

Por, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

Related

Previous Post

Zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, KQZ miraton sasinë e fletëve të votimit

Next Post

Me ftesë të Begajt, presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri

Lajme të ngjashme

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

by redaktor2
09/08/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.