• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Qeveria vulos vetë vjedhjen me inceneratorët, kthehet te riciklimi”- Meta: Rama përmes kapjes së drejtësisë garanton paprekshmërinë e tij dhe korrupsionin

08/25/2023
in Politikë, Slider
“Qeveria vulos vetë vjedhjen me inceneratorët, kthehet te riciklimi”- Meta: Rama përmes kapjes së drejtësisë garanton paprekshmërinë e tij dhe korrupsionin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se qeveria ka vulosur vetë vjedhjen me inceneratorët dhe tani sipas tij, ajo është kthyer te riciklimi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë garanton jo vetëm paprekshmërinë e tij, por edhe vazhdimin e korrupsionit galopant dhe kriminalizimin e shtetit në çdo qelizë.

Reagimi i Metës:

Qeveria vulos po vetë vjedhjen me inceneratorët dhe kthehet tek riciklimi.

Qeveria tani po flet për riciklimin e mbeturinave pasi vodhi qindra milion euro për incenerimin inekzistent!

Qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milion eurosh, ndërsa për Fierin 63 milion euro.

Sipas vetë ekspertëve për Fierin opinioni i tyre është: “Prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.

Qeveria përmbysi me qëllime të qarta korruptive hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, që riciklimin e kishte të parën dhe incenerimin të fundit në funksion të planit të saj mafioz për vjedhjen e qindra milion eurove.

Rezultati është që asnjë incenerator nuk funksionon dhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare, ndërsa miliona euro vazhdojnë e vidhen përditë nga taksat e shqiptarëve për mbeturina, që groposen në mënyrë primitive duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Edhe sot Edi Rama gënjeu paturpësisht për mosfunksionimin e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit dhe iu shmang faktit se inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare duke treguar qartë se koka, garantuesi dhe përfituesi kryesor i kësaj afere është vetem ai, i cili përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë garanton jo vetëm paprekshmërinë e tij por edhe vazhdimin e korrupsionit galopant dhe kriminalizimin e shtetit në çdo qelizë.

Related

Previous Post

Pezullimi i programit IPARD në Shqipëri, Brukseli ‘përgënjeshtron’ Frida Krifcën: Nuk ka raste të ngjashme

Next Post

Zjarret në Berat, Haki Çako kritika kryebashkiakut Demo: S’hap telefonin ndërsa po i digjet gjysma e territorit

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.